Secondary Adv

Ish-Blloku do të kthehet në zonë këmbësore, rrugët që preken nga projekti

Ish-Blloku do të kthehet në zonë këmbësore. 

Konkretisht nga ky projekt i mbështetur nga rrjeti botëror “WALK 21, do të preken rrugët, “Ismail Qemali”, “Pjetër Bogdani”, “Brigada 8” dhe pjesërisht rruga “Vaso Pasha”.

 

I pranishëm në prezantimin e projektit, Kryeministri Edi Rama deklaroi se ky është një hap i mirë edhe për shmangien e trafikut të automjeteve.

 

“Duhet t’i shmangemi idesë që për të ulur trafikun duhet të zgjerojmë rrugët, Kjo nuk është e vërtetë, jo arteriet kryesore që lidhin qytetet me njëra-tjetrën por kam parasysh rrugët e brendshme të qytetit. 

 

Ka shumë gjasa që fluksi i trafikut të rritet, e kundërta është e vërtetë. Dekurajimi i trafikut është përgjigjja.

 

Kjo zonë është qendrore dhe e aksesueshme lehtësisht, një zonë nga ku banorët, distancat nuk janë të gjata dhe është një zonë që duke stimuluar ecjen do të jetë shumë më efikase edhe për bizneset që janë në zonë të cilat janë ato që ankohen të parat për ndërprerjen e aksesit me makina deri të dera.

 

Do t’ju sjell rastin e Vlorës ku u bë një debat për Lungomaren ku projektuesit belg sollën një rrugë të ngushtë dhe ata që e kundërshtonin doni një rrugë shumë më të gjerë. Faktikisht rruga në Lungomare funksionon më së miri.

 

Fakti që shkohet më shumë në këmbë sesa makinë, fluksi i njerëzve është shumë më i madh dhe natyrisht ajo çka u tha këtu është qasja e duhur që duhet një kohë informimi dhe shkëmbimit të projektit dhe idesë. 

 

Duhet të mendojmë më shumë hapësira për parkimin nëntokësor. Hapi tjetër është goditja e parkimit të dyfishtë që është problemi kryesor.”, deklaroi Rama./Monitor(https://monitor.al/ish-blloku-do-te-kthehet-ne-zone-kembesore-rruget-qe-preken-nga-projekti/)


Më të lexuarat