Koncesioni ne Fier, shpallen fituesit per impiantin e mbetjeve
Bashkimi i dy kompanive, Integrated Tchnology Services dhe Energy 2 SRL janë fituese të koncensionit për ndertimin e administrimit e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier dhe prodhim energjie.
Në buletinin e fundit të Agjenisë së Prokurimit Publik u dhanë edhe detajet mbi këtë koncension i cili u hap në fillim të muajit korrik dhe pati si datë të fundit të mbylljes atë të 5 shtatorit.Tashmë operatorët duhet të negociojnë mbi kushtet me autoritetin kontraktues që në këtë rast është Ministria e Mjedisit. Oferta mbi të cilën janë shpallur fitues operatorët është 3.7 miliardë lekë.
Në fakt bashkimi i dy kompanive që kanë rezultuar fituese është surprizuese në kushtet ku më herët e interesuar ishte shprehur “Building Construction & Green Energy" që kishte kryer dhe studimin e fizibilitetit. Impianti në fjalë parashikohet që të ketë një kapacitet tretës prej 180-200 tonë në ditë mbetje, fuqia termike do të jetë 18.4 megavat, kurse ajo elektike 3.85 megavat, kurse prodhimi vjetor do të jetë 28.7 milionë kwh energji.
Kompania fituese Integrated Tchnology Services rezulton se ka aksioner të vetëm Klodian Zoto ndërkohë që sipas ekstraktit të Qendrës Kombëtare të Biznesit objektivi i kompanisë për “Përpunim, trajtim, menaxhim dhe transport të mbetjeve” ka ndryshuar vetëm në 28.07.2016 vetëm pak ditëpas shpalljes së tenderit nga ministria.