Secondary Adv

Teknologjia digjitale, nënshkruhet marrëveshja mes TEDA-s dhe kompanisë izraelite

Shqipëria, me burimet e saj të bollshme natyrore dhe fokusin në energjinë e gjelbër, krijon një mjedis të favorshëm për projekte të qëndrueshme dhe inovative.


Në këtë kuadër u nënshkrua në Tiranë, marrëveshja mes “TEDA Tiranë”, zona e parë e lirë ekonomike dhe kompanisë izraelite “H.A.P.I Advanced Technologies LTD”,  e cila do të realizojë një investim të rëndësishëm për teknologjinë digjitale.

Në ceremoninë e nënshkrimit në COD, ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama.

TEDA Tirana, e cila do të zhvillohet në një sipërfaqe prej 35 hektarësh, pritet të arrijë vlerën e 100 milionë eurove, të krijojë kushtet për të zhvilluar industri si ajo automotive, farmaceutike, ICT, Hi-Tech, pajisje të precizionit të lartë, industri robotike, prodhim teknologjik, etj, ndërsa përllogaritet të gjenerojë mbi 7 mijë vende cilësore pune, me paga të larta.

TEDA Tirana, zona e parë e lirë ekonomike në Shqipëri, ofron një platformë ideale për zgjerimin e biznesit.

E vendosur në Tiranë, një qytet me zhvillim të shpejtë, TEDA Tirana ofron mundësi për zhvillimin e një game të gjerë industrish, të mbështetura nga infrastruktura moderne dhe kushte të favorshme për investitorët.

Nga dizenjimi dhe zhvillimi i softuerit deri tek industritë e automobilave dhe agro-përpunimit, TEDA ofron hapësira për të gjitha llojet e teknologjisë, prodhimit dhe aktiviteteve të shërbimit.

Për më tepër, klima e saj, infrastruktura e avancuar dhe stimujt e shumtë e bëjnë TEDA Tirana një destinacion tërheqës për investitorët dhe sipërmarrësit që synojnë të ndërtojnë industri moderne dhe të qëndrueshme./oranews


Më të lexuarat