Secondary Adv

Sigurimi i detyrueshem motorik, te ardhurat u rriten me 7.14 per qind

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, në periudhën janar – gusht 2016 arritën rreth 5,758 milionë lekë, ose 7.14% më shumë se në periudhën janar – gusht 2015.


Produkti ‘MTPL e brendshme’, në periudhën janar – gusht 2016, pati një rritje prej 4.26% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 4.79% krahasuar me periudhën janar – gusht 2015.


Produkti ‘sigurim kufitar’ në periudhën janar – gusht 2016 pati një rritje prej 22.94% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje e numrit të kontratave prej 25.90% krahasuar me periudhën janar – gusht 2015.Produkti ‘karton jeshil’, në periudhën janar – gusht 2016, pati një rritje me 13.31% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar – gusht 2015. Po kështu edhe numri i kontratave u rrit me 16.87%.


Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare pritet të diskutojë të enjten mbi masat administrative ndaj shoqërive të sigurimit që në mënyrë të unifikuar rritën çmimet e primit të sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit, në fund të muajit gusht.Edhe Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim të thelluar, lidhur me dyshimet për marrëveshje të ndaluara nga kompanitë e sigurimit me qëllim fiksimin e çmimeve.Në fund të muajit gusht, kompanitë e sigurimeve rritën në mënyrë të përbashkët primet e sigurimit të detyrueshëm të mjeteve për përgjegjësitë ndaj palëve të treta.


Më të lexuarat