Secondary Adv

Votat e diasporës, sot afati i fundit: Janë regjistruar 337.6 mijë emigrantë

Përfundon më 4 Mars afati i regjistrimet të emigrantëve për pjesëmarrjen e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) prej 11 janarit kur nisën regjistrimet deri më tani rezultojnë se janë plotësuar në total 337,629 kërkesa. Nga totali i kërkesave për regjistrim 107,811 apo 32% e tyre janë refuzuar.

 

Numri i zgjedhësve unikë që kanë bërë kërkesa për regjistrim arrin në 271,860, ku 218,373 zgjedhës (unikë) të cilëve u është miratuar kërkesa dhe 42,094 zgjedhës (unikë) të cilëve u është refuzuar kërkesa.

 

20% të zgjedhësve të miratuar i përkasin qarkut të Tiranës. 13% i përkasin qarkut të Fierit, 10,3% në Durrës, 10,2% në Elbasan në Korçë janë 8,6% e zgjedhësve të miratuar.

 

40% e totalit të kërkesave për regjistrimi janë nga emigrantët nga Italia, 28% nga emigrantët e Greqisë, 10% nga Gjermania, 6,6% nga SHBA, 5,6% nga Anglia.

 

Nga votuesit meshkujt janë kryer 58,6% e kërkesave dhe nga votueset femra 41,4% e kërkesave.

 

26% e totalit të kërkesave dominohen nga zgjedhës së grup moshës nga 36 deri në 45 vjeç. Edhe grup mosha nga 26 deri në 35 vjeç zë 26% të kërkesave.

 

Grup mosha tjetër 46 deri 55 vjeç zë 19,6% të kërkesave. Mosha mbi 65 vjeç zë 17% dhe grup mosha nga 18 vjeç deri në 25 vjeç zë 11%.

 

Pjesa më e lartë e totalit të kërkesave për regjistrim është në qarkun e Tiranës me 19%, e ndjekur nga qarku i Fierit 14%, Korça 11%, Durrësi 8%, Elbasani 8%, Vlora 6%, Berati 6%, Shkodra 4% etj.

 

Regjistrimet e votuesve nga jashtë po kryhen nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER) që administrohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

 

/Monitor (https://monitor.al/perfundon-me-4-mars-per-votime-jane-regjistruar-3376-mije-emigrante-32-u-refuzuan/)


Më të lexuarat