Secondary Adv

Rriten kostot e prodhimit vendas, bien çmimet e produkteve të importit

Rritja e pagave ka dhënë efekt në rritjen e mëtejshme të kostove të prodhimit në vend, ndërkohë që në anën tjetër, kosto e produkteve të importit shënoi rënie në vitin 2024.

Referuar të dhënave të bëra publike nga INSTAT, në tremujorin e katërt të vitit 2024, indeksi i Çmimeve të Prodhimit u rrit me 1% krahasuar me vitin 2023, ndërkohë që një vit më parë ky ndryshim ishte edhe më i madh, në masën 3,1%.

 

Ndryshimi vjetor i këtij treguesi u ndikua kryesisht nga rritja më e madhe e çmimeve prej 2,6% në sektorin e “Industrisë nxjerrëse”, pasuar nga “Energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar” me 2,2 %, si edhe seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0,5 % dhe “Industri përpunuese” me 0,4 %.

 

Produktet për tregun vendas: Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2023, indeksi shënoi rritje me 1,3 %. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 2,8 %, pasuar nga seksioni “Industria Përpunuese” me 0,9 % dhe seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0,8 %.

 

Produktet për eksport: Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2023, indeksi shënoi rritje prej 0,5 %. Rritja e çmimeve është shënuar në seksionin “Industri Nxjerrëse” me 4,4 %, pasuar nga seksioni “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” me 0,4 %.

 

Ndërkohë, sa i përket çmimeve të produkteve të importuara, në përgjithësi u shënua një rënie me 0,9%. Kjo ndikuar kryesisht nga çmimet më të ulëta në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri i kondicionuar” me 5,2 %, pasuar nga seksionet “Industria përpunuese”, me peshën më të madhe prej 93,5 %, me 0,7 %, “Industri nxjerrëse” me 0,1 %. /ekofin.al


Më të lexuarat