Secondary Adv

Turizmi rrit kërkesat për kredi, BSH: Vetëm në janar, rreth 2 mld lekë hua për sektorin

Bankat e nivelit të dytë kanë miratuar më shumë hua për sektorin e turizmit gjatë muajit janar të këtij viti.

Sipas të dhënave të fundit, shifrat flasin për rreth 815 milionë lekë ose rreth 8.2 milionë euro hua të re që është aprovuar për akomodimin dhe shërbimin ushqimor si dhe rreth 1.1 mld lekë për transportin dhe magazinimin.

 

Sektori i turizmit ka marrë hua në nivele rekord në fillim të këtij viti.Ky është një tregues se pritshmeritë për zhvillimin e këtij sektori janë të mëdha ndërsa këtë vit pritet një fluks më i lartë turistik. Akomodimi, shërbimi ushqimor si dhe transporti e magazinimi kanë marë më tepër hua për investime gjatë këtij viti.

 

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në janar të këtij viti është aprovuar hua e re në nivelin e 815 milionë lekëve ose rreth 8.2 milionë euro me një rritje prej 29%, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar për akomodimin dhe shërbimin ndërsa trasporti dhe magazinimi ka përfitur rreth 1.1 mld lekë.

 

Nëse bëjmë një krahasim të shifrave huaja e re për turizmin në muajin Janar të këtij viti rezulton më e larta në një dekadë.

 

Sektori bankar ka dhënë më shumë hua për tregtinë dhe turizmin edhe përgjatë vitit 2024, duke reflektuar zhvillimin e këtij sektori. Në total sipas të dhënave huaja për nënsektorët e turizmit rezulton 12.8 miliardë lekë vitin e kaluar, ose rreth 26% më e lartë se në vitin 2023.

 

Shqipëria priti gjatë vitit të kaluar rreth 11.7milionë shtetas të huaj ndërsas të ardhurat vlerësohen në rreth 4.5 miliardë euro./abcnews.al


Më të lexuarat