Secondary Adv

Kredi me 0 per qind interes per 530 punonjes ne administraten publike, hapen thirrjet

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka hapur Thirrjen për Aplikim për Kredi me 0% Interes për Blerjen e një Banese për 530 Punonjës të Administratës Publike.

Lajmin e ka dhënë Ministri Blendi Gonxhja përmes një postimi në Facebook.

 

Sipas njoftimit të publikuar aplikimi bëhet në portalin e-albania, teksa theksohet se cilat janë kriteret që duhen për aplikim dhe kush institucion përfiton.

 

Ndërsa sa i i përket afatit të fundit të aplikimit është 1 muaj nga data e hapjes së thirrjes.

 

Postimi i plotë:

- Financim sipas çmimit të referencës

- Sipërfaqe sipas certifikatës familjare

- 12 institucione të përfshira

 

Kriteret:

- Të jeni i punësuar në administratën publike, sipas ligjit “Për strehimin social”

- Të mos keni një banesë në pronësi ose në proces legalizimi, ose të keni një banesë nën normat e strehimit

- Të mos zotëroni pasuri të paluajtshme apo të luajtshme mbi gjysmën e vlerës së banesës që do të blihet me kredi të lehtësuar

- Të mos jeni përfitues nga programe të tjera të strehimit social

 

Institucionet përfituese:

- Ministria e Brendshme (90 kuota)

- Ministria e Arsimit dhe Sportit (90 kuota)

- Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (80 kuota)

- Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (30 kuota)

- Ministria e Mbrojtjes (30 kuota)

- Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (30 kuota)

- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (30 kuota)

- Ministria e Drejtësisë (30 kuota)

- Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme (30 kuota)

- Ministria e Financave (30 kuota)

- Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (30 kuota)

- Kryeministria (30 kuota)

 

Aplikoni tani në https://e-albania.al

Afati i fundit i aplikimit 1 muaj nga data e hapjes së thirrjes! /Shqiptarja


Më të lexuarat