Secondary Adv

Transformimi dixhital i sektorit publik, BB kredi 80 mln USD, ja fushat e investimit

Banka Botërore miratoi një financim shtesë prej 80 milionë dollarë për të mbështetur Shqipërinë në transformimin digjital të sektorit publik.

Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore ka miratuar një financim shtesë prej 80 milionë $ për të mbështetur agjendën e Shqipërisë për modernizimim dhe transformimin digjital të sektorit publik, duke përmirësuar aksesin në shërbimet kryesore për qytetarët, veçanërisht për grupet e cënueshme.

 

Financimi shtesë vjen si rezultat i progresi të projektit kryesor “Përmirësimi i Aksesit të Barabartë në Shërbimet Publike me Standarde të Larta përmes GovTech” (prej 65 milionë $), i cili synon të rrisë aksesin dhe cilësinë e shërbimeve publike.

 

Financimi shtesë i sapo miratuar do të zgjerojë aktivitetin e programit në tri fusha të rëndësishme:

 

• Rimodelimi dhe digjitalizimi i shërbimeve të qeverisjes vendore: Kjo do të sigurojë efikasitet në aksesin ndaj një game të gjerë shërbimesh administrative bashkiake, duke sjellë përfitime për qytetarët dhe bizneset.

 

• Zhvillimi i një platforme të re digjitale për prokurimin publik: Duke integruar inovacionin e bazuar në inteligjencën artificiale, kjo platformë do të rrisë transparencën, efikasitetin dhe llogaridhënien në proceset e prokurimit publik, duke sjellë kursim dhe efikasitet në kontraktimet që bëjnë institucionet qeveritare.

 

• Zbatimi i një sistemi të ri për menaxhimin e financave publike: Përmes hartimit dhe zbatimit të një sistemi të ri digjital për menaxhimin e financave publike, programi do të ndihmojë qeverinë qendrore dhe vendore të menaxhojnë më shpejt dhe më saktë buxhetin për investime publike për popullsinë lokale.

 

/Monitor (https://monitor.al/transformimi-dixhital-i-sektorit-publik-bb-kredi-80-mln-usd-mbeshtetje-ne-tri-fusha/)


Më të lexuarat