Secondary Adv

311 milionë lekë për mirëmbajtjen e tunelit të Llogarasë, ARRSH hap tenderin

ARRSH ka hapur sot tenderin me fond limit 311 milionë lekë, ose 3.1 milionë euro për mirëmbajtjen e pajisjeve dhe operimin e tunelit të Llogarasë me një kohëzgjatje 48 muaj.


Pas investimit të parashikuar prej 230 milionë euro për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë me fonde nga Buxheti i Shtetit, Qeveria duket se ka zgjedhur skenarin që edhe mirëmbajtjen ta realizojë vetë përmes një nënkontraktori, e për pasojë edhe menaxhimin, të paktën për 4 vitet e ardhshme.

 

ARRSH ka hapur sot tenderin me fond limit 311 milionë lekë, ose 3.1 milionë euro për mirëmbajtjen e pajisjeve dhe operimin e tunelit të Llogarasë me një kohëzgjatje 48 muaj.

 

Sipas dokumenteve të tenderit, ky projekt do të ndihmojë në lehtësimin e trafikut ndërmjet qyteteve dhe fshatrave bregdetare duke reduktuar kohën e udhëtimit, reduktimin e numrit të aksidenteve -përmirësimin e sigurisë rrugore, duke evituar kështu kalimin nga Qafa e Llogarasë, e cila evidentohet si një rrugë mjaft e vështirë në një terren malor sidomos në periudhën e dimrit.

 

Loti.II, i rrugës Orikum – Himarë, në të cilin ndodhet Tuneli i Llogarasë, fillon 500 m në veriperëndim të urës së Shën Elizës në segmentin rrugor Dukat – Llogara dhe përfundon 1.3 km në perëndim të urës së Palasës. Gjatësia totale e itinerarit është 7.42 km. 

 

Pjesa më e rëndësishme e kësaj vepre janë Tuneli kryesor dhe ai i emergjencës. Tuneli kryesor ka një gjatësi prej 5.99 km duke marrë në konsideratë portalet, krahas të cilit në një largësi aksiale 40 m shtrihet Tuneli i Emergjencës me gjatësi 6 km, që aktualisht është në fazë ndërtimi.

 

Qendra e kontrollit që monitoron operimin e sistemeve të ventilimit, mbrojtjes kundër zjarrit, ndriçimit, thirrjeve të emergjencës dhe sinjalistikës, pozicionohet në portalin verior të tunelit. 

 

Përgjatë tunelit ka 11 kalime lidhëse tërthore me tunelin e emergjencës, ku 5 janë për automjete dhe 6 për këmbësorët. Këto kalime lidhëse tërthore janë të shoqëruara me vendqëndrime për mjetet çdo 1 km në secilën anë, pra 6 në sensin e lëvizjes Orikum – Himarë dhe 5 në sensin e lëvizjes Himarë – Orikum.

 

Aktualisht, Tuneli i Llogarasë është në fazën e shfrytëzimit. Parashikohet që për kalimin e tij, pagesa të jetë 5 euro, edhe pse ende ajo nuk ka hyrë në fuqi. /ekofin.al


Më të lexuarat