Secondary Adv

Nisin punimet per gazsjellesin TAP, Rama: Perfitime te medha, mbi 4 mije te punesuar

Kryeministri Rama ka përshëndetur nisjen e punimeve të gazsjellësit TAP në qytetin e Fierit, duke e konsideruar këtë projekt një motor të rëndësishëm industrial për vendin.


Rama tha se Shqipëria është një përfituese e madhe e vendkalimit të këtij projekti gjigant, ku avantazhet i kanë sjellë dhe do t’i sjellin miliona euro ekonomisë së vendit.“Ne jemi krenar dhe të avantazhuar që jemi pjesë e këtij projekti gjigant, sepse TAP-i ka rehabilituar me qindra rrugë dhe ka krijuar mijëra vende pune. Projekti ka rregulluar dhe rehabilituar ura dhe pjesë të tjera të industrisë, – vazhdoi kryeministri. – Ka punësuar me qindra persona me një pagë mesatare 600 euro, ku 90% e tyre janë shqiptarë. Është rritur numri i përfituesve nga shpronësimi i tokës. TAP punësoi më shumë se 1.700 persona dhe numri do të rritet në 4.200 dhe vetëm nga procesi i ndërtimi do të gjenerohen 57 mln euro për prodhimin e brendshëm të vendit”.


Rama sqaroi se përfitimet e Shqipërisë do të vijnë edhe pas vënes në punë të këtij projekti kontinental: “Përfitimet do të vijnë vit pas viti deri në momentin kur të vijë rrjedha e gazit në vitin 2020. Me fillimin e punës me shtrimin e tubacioneve, TAP-i hyn në një fazë të re të punimeve. Janë 235 km përmes të cilave gazsjellësi do të përshkruajë Shqipërinë.  Ekonomia jonë nga ky projekt do të përfitojë 1 miliard euro. Ne nuk duam të mbetemi vetëm të kufizuar si vendkalim i gazit Kaspik në europë”.Rama ka thënë se përfitimet duhet të ndahen me vendet e rajonit, duke përmirësuar kushtet e kontratës: “Duhet të bëjmë hapa përpara në bashkëpunim me vendet e rajonit, ku projekti prioritar është degëzimi i projektit Shqipëri-Kosovë”./Top Channel


Më të lexuarat