Secondary Adv

Nis procesi i përzgjedhjes së inspektorëve financiarë, afati i aplikimit 40 ditë pune

Ministria e Financave ka hapur procesin e përzgjedhjes së inspektorëve financiarë publikë, duke ftuar ekspertë të jashtëm dhe punonjës të administratës.

Ministria e Financave ka shpallur procesin e përzgjedhjes së inspektorëve financiarë publikë, ekspertë të jashtëm, punonjës të administratës publike apo jashtë saj, të cilët do të angazhohen në kryerjen e inspektimit financiar publik.

 

Urdhri nr. 46, datë 7.3.2025 “Për shpalljen e procesit të përzgjedhjes së inspektorëve financiarë publikë, ekspertë të jashtëm, punonjës të administratës publike apo jashtë saj”, i ministrit të Financave dhe Ekonomisë, i botuar në Fletoren Zyrtare hyn menjëherë në fuqi.

 

Ministria e Financave u bën thirrje për aplikim të gjithë individëve që plotësojnë kushtet. Afati i aplikimit të kandidatëve për t’u përzgjedhur në listën e inspektorëve financiarë publikë është 40 ditë pune nga data e hyrjes në fuqi të këtij urdhri. 

 

Aplikanti do të dorëzojë në protokollin e Ministrisë së Financave nëpërmjet rrugës postare apo dorazi, dokumentacionin e mëposhtëm:

 

a) Kërkesë me shkrim; 

b) Fotokopje të kartës së identitetit; 

c) Adresën e vendbanimit, vendit të punës dhe pikave të kontaktit; 

ç) Kopje të diplomës, listës së notave dhe një përmbledhje të edukimit, kualifikimeve dhe eksperiencës së punës; 

d) Një fotografi të përmasave 4 x 6; 

dh) Kopje të licencave dhe/ose certifikatave profesionale në fusha dhe profesione të rregulluara me ligj; 

e) Dëshmi dhe certifikata të trajnimeve dhe kualifikimeve pasuniversitare; 

ë) Vërtetim nga qendra e punës për funksionin që kryen dhe lejimin në rast angazhimi, kur aplikanti është punonjës i administratës publike; 

f) Numrin unik të identifikimit të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, si dhe një kopje të ekstraktit historik, në rast se aplikanti është punonjës jashtë administratës publike; 

g) Një dokument që vërteton se aplikanti ka plotësuar detyrimet fiskale dhe ka paguar të gjitha detyrimet e sigurimeve shoqërore, të lëshuara nga administrata tatimore për tre muajt e fundit, në rast se aplikanti është punonjës jashtë administratës publike; 

gj) Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore në rast se aplikanti është punonjës jashtë administratës publike./Monitor(https://monitor.al/nis-procesi-i-perzgjedhjes-se-inspektoreve-financiare-afati-i-aplikimit-40-dite-pune/)


Më të lexuarat