Secondary Adv

Rihapet tenderi 39 miliardë lekë për portin e ri të Porto Romanos

Autoriteti Portual Durrës ka rishpallur procedurën për “Porti i Ri Tregtar i Integruar i Durrësit në Porto Romano – Faza I”

Procedura përfshin punë ndërtimi, linjat e energjisë, marinën dhe ndërtimin për sistemin e ujërave.

 

Fondi limit është 39.320.000.000 (tridhjetë e nëntë miliardë e treqind e njëzet milionë) Lekë, pa TVSH.

 

Kohëzgjatja e kontratës/marrëveshjes kuadër ose afati për zbatimin e saj: 40 muaj.

 

Sipas dokumenteve të tenderit, Autoriteti Portual Durrës ka vendosur të zhvillojë procedurën e prokurimit mbi kufirin e lartë monetar pa e ndarë atë në lote, bazuar në parashikimet e punimeve për objektin sipas kontratës: “Projekti i Detajuar i Portit të Ri të Integruar Tregtar të Durrësit në Porto Romano”. Autoriteti Kontraktues e gjen teknikisht të pamundur ndarjen e këtij projekti në lote të veçanta.

 

Gjithashtu, dokumentacioni teknik, duke përfshirë Raportin Teknik, Specifikimet Teknike dhe Parashikimin e Punimeve të përgatitur nga projektuesi, tregon qartë se proceset e punës për këtë objekt janë ngushtë të lidhura me njëra-tjetrën. Prandaj, është e pamundur për Autoritetin Kontraktues të përcaktojë paraprakisht se cilat vëllime duhet të ndahen.

 

Pjesa më e madhe e fazës së parë të zhvillimit të projektit për portin e Porto Romanos përfshin aktivitete të dragimit dhe bonifikimit, ndërtimin e mureve të kalatave dhe ndërtimin e dallgëthyesve. Këto aktivitete janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën dhe ndarja e tyre në kontrata të veçanta rrit profilin e përgjithshëm të riskut të projektit për shkak të ndërveprimeve kontraktuale që krijohen.

 

Bashkimi i të gjitha këtyre komponentëve në një kontratë të vetme eliminon këto ndërveprime kontraktuale, duke ulur mundësinë e pretendimeve kontraktuale dhe duke reduktuar profilin e riskut të projektit. Gjithashtu, një qasje me një kontratë të vetme e bën projektin më tërheqës komercialisht për kontraktorët e kualifikuar ndërkombëtarë, duke rritur gjasat për marrjen e ofertave më konkurruese. /ekofin.al


Më të lexuarat