
Ngadalësohen shërbimet në tremujorin e katërt, shitjet në hotele rriten me 7.9 për qind
Shitjet në sektorin e shërbimeve kaë vijuar me tendencë pozitive në tremujorin e katërt të vitit 2024, por ritmet e rritjes janë ngadalësuar duke rënë në nivele një shifrore.
Kjo tendencë është e ndryshme nga tremujorët e mëparshëm, ku sidomos aktiviteti i hotelerisë po rritej me shpejtësi. të dhënat u publikuan nga INSTAT në statistikat afatshkurtra.
Tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, rriten me 4%.
Indekset e treguesve në aktivitetin Tregti, e cila përfshin tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, në tremujorin e katërt 2024, paraqiten si më poshtë:
-Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 4,0 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023;
-Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 5,4 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023;
-Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 15,6 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023.
Shitjet në hotele u rritën me 7.9%
Indekset e treguesve në aktivitetin Hotele, në tremujorin e katërt 2024, paraqiten si më poshtë:
-Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 7,9 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023;
-Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 8,8 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023;
-Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 19,4 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023.
Bar, Restorante
Indekset e treguesve në aktivitetin Bar-Restorante, në tremujorin e katërt 2024, paraqiten si më poshtë:
-Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 12,8 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023;
-Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 7,8 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023;
-Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 11,2 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023.
Transport, Magazinim dhe Postë
Indekset e treguesve në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, i cili përfshin transportin Hekurudhor të mallrave, Detar, Ajror, Magazinimin dhe aktivitetin Postar, në tremujorin e katërt 2024, paraqiten si më poshtë:
-Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 12,8 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023;
-Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,2 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023;
-Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 1,2 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023.
Ngadalësohen dhe agjencitë e udhëtimit
Indekset e treguesve në aktivitetin Agjenci udhëtimi, në tremujorin e katërt 2024, paraqiten si më poshtë:
-Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 7,1 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023;
-Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 12,7 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023;
-Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 19,6 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023.
Informacion dhe Komunikacion
Indekset e treguesve në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, i cili përfshin aktivitetin e Publikimit, Telekomunikacionit si dhe shërbimet e Teknologjisë së Informacionit, në tremujorin e katërt 2024, paraqiten si më poshtë:
-Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 8,7 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023;
-Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 8,7 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023;
-Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 8,2 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023.
Aktivitete Arkitekture dhe Inxhinierike
Indekset e treguesve në aktivitete Arkitekture dhe Inxhinierike, në tremujorin e katërt 2024, paraqiten si më poshtë:
-Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 10,0 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023;
-Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 3,7 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023;
-Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 6,8 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023./Monitor(https://monitor.al/ngadalesohen-sherbimet-ne-tremujorin-e-katert-shitjet-ne-hotele-rriten-me-7-9/)
Më të lexuarat








