Secondary Adv

Leje perdorimi per pallatet pa hipoteke, ja procedura e pajisjes me certifikate

Rreth 300 pallate të bllokuara në Tiranë se kanë shkelur lejet e ndërtimit e si pasojë nuk janë të regjistruara do të marrin një certifikatë përdorimi në bashki, që do t’u hapë rrugën hipotekimit të tyre.

Kryetarit i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj i duhet të detajojë me urdhër procedurën dhe dokumentacionin që duhet të paraqesin në bashki të gjitha subjektet e interesuara.Këshilli bashkiak ndërkohë do të shqyrtojë të premten, më 7 tetor, procedurën si do të veprojë bashkia për pajisjen me certifikatë përdorimi të qytetarëve, të cilët prej vitesh edhe pse kanë blerë pronën, nuk kanë të drejtë ta shesin apo tjetërsojnë atë. Efektet financiare për përballimin e kostos dhe kolaudimit në disa problematika do të përballohen nga buxheti i bashkisë për vitin 2017 dhe vitet në vijim. Vlera që parashikohet të angazhohet në këtë buxhet është 45.000.000 lekë.

Vendimi dhe procedurat
Ndërtimet pa leje që kanë mbetur peng i planeve rregulluese do të mund të përfshihen shumë shpjet në procesin e legalizimit. Kjo, pasi Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me ALUIZNI-n ka përpiluar projektvendimin për pajisjen e këtyre objekteve me certifikatë përdorimi. Për këtë arsye lind nevoja e rregullimit të pasojave të krijuara mes këtij vendimi të këshillit bashkiak, i cili nuk duhet parë si i ndryshëm nga ai që parashikon Ligji nr.107 i vitit 2014, por si plotësues.

Në projektvendim theksohet fakti se qëllimi i tij është përcaktimi i vullnetit të njësisë vendore për të riformalizuar lejet në fjalë dhe pajisjen e objekteve me certifikatë përdorimi për efekt të regjistrimit në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme (ZVRPP), si dhe rregullin e punës mbi të cilat do të mbështeten procedurat për ndreqjen e këtyre pasojave. Duhet theksuar se këto situata nuk janë kurrsesi objekt i trajtimit në bazë të ligjit 9482 i vitit 2013 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”.

Ligjërisht këshilli bashkiak ka të drejtë të ndërmarrë nisma me karakter normativ dhe interes publik për çështje që nuk ndalohen me ligj. Në lidhje me lejet e ndërtimit jashtë afatit, të zbatuara në shkelje të kushteve të tyre, ndodhemi para një situate fakti ku objektet edhe pse posedohen nga qytetarët, nuk mund të tjetërsohen duke qenë se nuk janë të regjistruar në hipoteka. Këto objekte nuk mund të shiten e blihen duke rënduar si kosto sociale e ekonomike mbi qytetarët. Ndaj, bashkia ka vendosur të propozojnë këtë projektvendim, i cili do u japë qytetarëve atë të drejtë që ata e kanë të vendosur në Kushtetutë dhe në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të drejtën për të disponuar e qarkulluar lirisht pronën. “Gazeta Shqiptare” disponon vendimin e bashkisë, si publikon të plotë propozimet.

Propozimi për pallatet pa hipoteke
1. Të pajisen me certifikatë përdorimi objektet e ndërtuara në shkelje të lejes së ndërtimit, të cilët nuk mund të jenë objekt trajtimi në bazë të ligjit 9482 datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” (i ndryshuar). Afati i lejes për këto objekte duhet të ketë përfunduar.
2. Subjektet e interesuara, ndërtues ose përfitues mund ta paraqesin këtë kërkesë brenda 1 viti nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
3. Në bazë të kërkesës së paraqitur, struktura përgjegjëse do të kryejë aktkontrollet që vërtetojnë se objektet janë kryer në shkelje të kushteve të lejes së ndërtimit dhe se në ditën e kontrollit nuk kanë sipërfaqe e volume shtesë në raport me ato të miratuara me lejen e ndërtimit.
4. Në bazë të aktkontrollit dhe dokumentacionit të paraqitur nga subjekti, përfituesi i interesuar, struktura përgjegjëse do të kryejë rishikimin e kushteve të lejes së ndërtimit.
5. Pajisja me certifikatë do të bëhet pas kryerjes së procedurave të përcaktuara më sipër dhe pas dorëzimit të dokumentacionit sipasn projektit të rishikuar.
6. Objektet e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi të pajisen me certifikatë përdorimi për sipërfaqe dhe volumin e përcaktuar në lejen e ndërtimit të rishikuar.
7. Në zbatim të pikës 5, bashkia do të kryejë kolaudimin e objekteve vetëm nëse subjekti zhvillues/ ndërtues është shpallur i falimentuar, është likuiduar apo është inaktiv dhe nëse poseduesit e njësive të shërbimit apo banimit, mbajtës të ligjshëm të kontratave të shkëmbimit, sipërmarrjes, porosisë dhe aktmarrëveshjeve nuk gjejnë dakordësi për kryerjen e procedurave të kolaudimit të objektit nga ana e tyre. Në këtë rast të ndiqet procedura e përcaktuar në paragrafin 7 në nenin 12 të ligjit nr.8402 datë 10.09.1998 për “Kontrollin dhe disiplinimin e punimeve në ndërtim”, i ndryshuar.
8. Në zbatim të pikës 7 të këtij vendimi, në rastet kur mungon dokumentacioni i mbikëqyrjes së punimeve apo mbikëqyrësi mungon për të njëjtat arsye të përcaktuara në pikën 7 të këtij vendimi për zhvilluesin/ndërtuesin ndiqet procedura e përcaktuar në paragrafin 8 të nenit 12 të ligjit nr.8402 datë 10.09.1998 për “Kontrollin dhe disiplinimin e punimeve në ndërtim”, i ndryshuar.
9. Efektet financiare për përballimin e kostos dhe kolaudimit sipas pikës 8 të këtij vendimi të përballohen nga buxheti i bashkisë për vitin 2017 dhe vitet në vijim. Vlera që parashikohet të angazhohet në këtë buxhet është prej 45.000.000 lekë. Kjo vlerë i referohet një sipërfaqeje ndërtimi preh rreth 100.000.000 metra katrorë.

Propozimi në këshillin bashkiak për pallatet pa hipoteke
1. Të pajisen me certifikatë përdorimi objektet e ndërtuara në shkelje të lejes së ndërtimit, të cilët nuk mund të jenë objekt trajtimi në bazë të ligjit 9482 datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” (i ndryshuar). Afati i lejes për këto objekte duhet të ketë përfunduar.
2. Subjektet e interesuara, ndërtues ose përfitues mund ta paraqesin këtë kërkesë brenda 1 viti nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
3. Në bazë të kërkesës së paraqitur, struktura përgjegjëse do të kryejë aktkontrollet që vërtetojnë se objektet janë kryer në shkelje të kushteve të lejes së ndërtimit dhe se në ditën e kontrollit nuk kanë sipërfaqe e volume shtesë në raport me ato të miratuara me lejen e ndërtimit.
4. Në bazë të aktkontrollit dhe dokumentacionit të paraqitur nga subjekti, përfituesi i interesuar, struktura përgjegjëse do të kryejë rishikimin e kushteve të lejes së ndërtimit.
5. Pajisja me certifikatë do të bëhet pas kryerjes së procedurave të përcaktuara më sipër dhe pas dorëzimit të dokumentacionit sipas projektit të rishikuar.
6. Objektet e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi të pajisen me certifikatë përdorimi për sipërfaqe dhe volumin e përcaktuar në lejen e ndërtimit të rishikuar.
7. Në zbatim të pikës 5, bashkia do të kryejë kolaudimin e objekteve vetëm nëse subjekti zhvillues/ndërtues është shpallur i falimentuar, është likuiduar apo është inaktiv dhe nëse poseduesit e njësive të shërbimit apo banimit, mbajtës të ligjshëm të kontratave të shkëmbimit, sipërmarrjes, porosisë dhe aktmarrëveshjeve nuk gjejnë dakordësi për kryerjen e procedurave të kolaudimit të objektit nga ana e tyre. Në këtë rast të ndiqet procedura e përcaktuar në paragrafin 7 në nenin 12 të ligjit nr.8402 datë 10.09.1998 për “Kontrollin dhe disiplinimin e punimeve në ndërtim”, i ndryshuar.

Më të lexuarat