Secondary Adv

18.5 tonë fileto pule me salmonelë e importuar nga Brazili, AKU urdhëroi bllokimin e ngarkesës

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se ka nisur procedurat për bllokimin e një sasie të madhe mishi pule e importuar nga Brazili që ka rezultuar me prani të Salmonella Typhimurium.

Në njoftimin e AKU nuk specifikohet sa është sasia e identifikuar me salmonelë, kur kjo ngarkesë ka hyrë në Shqipëri dhe a ka dalë apo jo në treg nga kompania që e ka importuar produktin nga Brazili.

 

Sipas AKU, është inspektuar subjekti importues për ndjekjen e gjurmueshmërisë, i cili është referuar në organet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme proceduriale.

 

“Në kuadër të transparencës dhe informimit të publikut, si dhe në funksion të garantimit të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë një sërë masash të menjëhershme dhe të strukturuara për të adresuar një situatë të identifikuar para disa ditësh gjatë proceseve të kontrollit të produkteve ushqimore të importuara në Portin e Durrësit.

 

Referuar analizimit në ISUV në datën 21.03.2025, për prani të Salmonella Typhimurium në një mostër produkt pule (fileto e ngrirë), e importuar nga Brazili, AKU ka ndërhyrë në mënyrë të koordinuar me strukturat përgjegjëse për gjurmimin, verifikimin dhe bllokimin e produktit në fjalë, si dhe për marrjen e masave administrative dhe ligjore ndaj subjektit përgjegjës.

 

Është inspektuar subjekti importues për ndjekjen e gjurmueshmërisë, i cili është referuar  në organet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme proceduriale, për sa i takon elementëve të veprës penale për mosrespektim të kritereve të gjurmueshmërisë dhe dhënie të informacionit të pasaktë.

 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguron publikun se situata është në ndjekje të vazhdueshme dhe se çdo veprim është ndërmarrë në funksion të transparencës, sigurisë dhe mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.

 

Për çdo zhvillim të mëtejshëm, AKU do të vijojë të informojë në mënyrë të saktë dhe të përgjegjshme”, thuhet në njoftimin e AKU./Monitor(https://monitor.al/fileto-pule-me-salmonele-e-importuar-nga-brazili-aku-nis-procedurat-per-bllokimin-e-produktit/)


Më të lexuarat