Secondary Adv

Parisi dhe Milano do të lidhen me tren direkt

Milano dhe Parisi janë dy shtylla të kulturës, arkitekturës, ushqimit dhe jetës së natës europiane, kështu që lehtësimi i lidhjes mes tyre mund të ketë vetëm anë pozitive.

Dhe nëse po planifikoni t’i vizitoni të dyja qytetet, ka lajme të mira.

Trenitalia France po rifillon shërbimin hekurudhor Paris-Milan (nëpërmjet Torinos), i cili do të transportojë pasagjerë nga kryeqyteti francez në kryeqytetin e Lombardisë nga java e ardhshme, më 1 prill 2025.

Shërbimi është pezulluar pasi një rrëshqitje dheu shkaktoi dëme të rënda pranë Maurienne në Alpet Franceze më 27 gusht 2023, por rezervimet për rinisjen e shërbimit u hapën në janar, me bileta të disponueshme për vetëm 35 euro.

Udhëtimi zgjat nga gjashtë orë e gjysmë deri në shtatë orë. Ato bileta të lira për javët e ardhshme janë shitur, por tarifat janë ende të arsyeshme nëse rezervoni disa javë përpara.

Por ky nuk është i vetmi njoftim, që ka bërë Trenitalia France – operatori po sjell gjithashtu një shërbim krejt të ri midis Parisit dhe Marsejës nga 15 qershori.

Katër udhëtime vajtje-ardhje do të kryhen në ditë, duke transportuar pasagjerët nga Gare de Lyon deri në Mesdhe, në vetëm tre orë e 20 minuta./Monitor(https://monitor.al/parisi-dhe-milano-do-te-lidhen-me-tren-direkt)


Më të lexuarat