Secondary Adv

Sejko: Qeveria te kete kujdes me borxhin dhe deficitin buxhetor

Pavarësisht se vlerësoi impaktin që do të ketë në konsum rritja e pagave dhe pensioneve, guvernatori Gent Sejko i kërkoi qeverisë që të bëj kujdes me borxhin dhe deficitin buxhetor.


Sipas kreut të Bankës Qendrore vendimi për rritjen e pagave dhe pensioneve është ekskluzivitet i qeverisë, por ende nuk ka një draft final për këtë çështje. Sejko: Në shikim të parë kjo do të ndikonte në rritjen e konsumit, pasi ne kemi theksuar që politika monetare lehtësuese dhe stimuluese e ndjekur nga Banka e Shqipërisë me qëllim rritjen e kreditimit, konsumit dhe të investimeve, nuk është e mjaftueshme pa ndërmarrë reformat strukturore. Në këtë aspekt, ne do të shihnim rritjen e pagave dhe pensioneve, si një faktor stimulues në drejtim të rritjes së konsumit. Nga ana tjetër, ne si Bankë e Shqipërisë jemi të interesuar për të ruajtur balancat makroekonomike, uljen e deficitit buxhetor dhe vazhdimin e konsolidimit fiskal.


Ndërkohë, për sa i përket rritjes ekonomike Gent Sejko bëri një parashikim optimist për dy vitet në vijim.

Sejko: Ne parashikojmë një përmirësim progresiv të aktivitetit ekonomik gjatë dy viteve të ardhshme. Ky përmirësim do të ndihmojë kthimin e ekonomisë në ekuilibër, gjatë gjysmës së dytë të vitit 2017 dhe në kthimin e inflacionit objektiv gjatë gjysmës së dytë të vitit 2018. Informacioni i disponuar sugjeron se balanca e rreziqeve në horizontin afatmesëm do të vazhdojë të qëndrojë në kahun rënës.Banka e Shqipërisë la të pandryshuar normën bazë të interesit ndërsa vlerësoi rritjen e kredisë në lek.


Më të lexuarat