Secondary Adv

Mallrat e akcizës në janar-shkurt, rriten karburantet dhe kafeja, birra dhe cigaret me rënie

Rritja e importit të mallrave të akcizës për periudhën janar -shkurt 2025 udhëhiqet nga karburantet dhe kafeja, ndërsa cigaret dhe birra kanë pësuar rënie.

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave tregojnë se në janar – shkurt 2025 u importuan 106,560 ton karburant ose 16,305 ton karburant më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024, kur u importuan 90,255 ton.

 

Po ashtu në rritje ka qenë edhe importi i kafesë.  Në janar – shkurt  2025 u importuan 1241 ton kafe ose 311 ton kafe më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024 kur u importuan 930 ton kafe.

 

Importet e birrës dhe cigares kanë shënuar rënie.

 

Në janar – shkurt 2025 u importuan 5804 mijë litra birrë ose 10 mijë litra birrë më pak se e njëjta periudhë e vitit 2024 me 5814 mijë litra birrë.

 

Importi i cigares ka shënuar rënie. Në janar – shkurt 2025 u importuan 412 ton cigare ose 9 ton cigare më pak se e njëjta periudhë e vitit 2024 kur importi shënonte 421 ton cigare. /ekofin.al


Më të lexuarat