Secondary Adv

Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas, Balluku: Nis ndërtimi i godinave të reja të stacioneve

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku njoftoi nisjen e punimeve për godinat e reja të stacioneve në linjën hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, njoftoi sot në mediat sociale se tashmë çdo gjë është gati për nisjen e punës për ndërtimin e godinave të reja të stacioneve përgjatë linjës hekurudhore Tiranë- Durrës - Rinas.

 

Balluku bëri të ditur se, hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas do të ketë  9 ndalesa të cilat do të ofrojnë kushte moderne e komode për të gjithë udhëtarët.

 

“Puna po vijon, shumë shpejt një alternativë e re udhëtimi për të gjithë qytetarët më shpejt, më lirë dhe miqësore me mjedisin”, u shpreh ministrja.

 

Linja hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas do të jetë një linjë tërësisht elektrike, me një impakt të rëndësishëm në fushën e transportit në vend./Scantv


Më të lexuarat