Secondary Adv

Zhvillimi i zonës së ish-Cirkut, shpallet fituesi, ja çfarë parashikon projekti

Projekti i studios L’auc (lause) triumfoi mes 6 kompanive ndërkombëtare të arkitekturës që  prezantuan vizionin dhe projektet e tyre për rivitalizimin e qendrës së Tiranës e njohur si zona e Cirkut.

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në konkursin për masterplanin për zhvillimin e zonës së ish Cirkut në qendër të Tiranës, tha se ky projekt do të jetë një tjetër gur i rëndësishëm në rrugën e zhvillimit urban të vendit.

 

Kreu i qeverisë tha se Tirana mban ‘lokomotivën’ e këtij transformimi epokal.

 

“Është një tjetër gur i rëndësishëm që ne synojmë të vëmë në  rrugën e re të vendit, një rrugë ku Tirana është “lokomotiva” e një transformimi epokal, falë dhe pikërisht këtyre zhvillimeve që kanë përfshirë një numër të jashtëzakonshëm arkitektësh ndërkombëtarë dhe që kanë krijuar një hapësirë të jashtëzakonshme për arkitektët vendas, për të gjithë vajzat dhe djemtë që kanë pasion arkitekturën dhe që e ushtrojnë këtë profesion, që faktikisht të jetojnë në një vend që sot është një “universitet” i hapur dhe që falë, jo vetëm këtyre konkurseve, por edhe partneriteteve me studiot e mëdha ndërkombëtare, të mund të përfitojë një dije shumë të çmuar, një dije përmes ndërveprimit me profesionistë shumë të spikatur të kësaj fushe mundësish edhe parafytyrimesh të pafundme.”, u shpreh Rama, teksa falënderoi studiot pjesëmarrëse në konkurs.

 

Edhe kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani mbajti fjalën e saj, ndërsa u shpreh se projekti do të jetë një shtëpi e re për teatrin Metropol. Ajo vlerësoi gjithashtu edhe studiot pjesëmarrëse, njëra prej të cilave do të mund të transformojë totalisht këtë cep të kryeqytetit.

 

“Vend i rëndësishëm për Tiranën që po ndërtohet. Qyteti është me përkufizim bashkëjetesë dhe ajo që ne bëjmë në marrëdhënie me sipërmarrësit, komunitetit dhe krijuesit, është marrëdhënie besimi. Dua të flas për atë që është përfitimi i qytetit nga produkti i këtij konkursi, një shtëpi e re për teatrin e metropolit, pasi ka jo vetëm shfaqje shumë cilësore por edhe program për edukimin e fëmijëve dhe një sërë punësh të tjera të bukura që e ndihmojnë kulturalisht qytetin.

 

Ndaj me këtë projekt më në fund teatri i qytetit merr një shtëpi të merituar ku mund të punohet me kushte të përcaktuara. Një pjesë tjetër është ajo e qendrës së turizmit. Jam krenare që ka 6 studio kaq prestigjioze, që me idetë e tyre, do ta transformojnë këtë cep të Tiranës në një pjesë plotësuese të bulevardit Zogu i Parë.", tha ajo. 

 

Studiot konkuruese:

COBE, Danimarkë

GO HASEGAËA & Assiciates, Japoni

GROUPËORK, Britani e Madhe

L’AUC, Francë

NIETO SOBEJANO, Spanjë

ARCHEA Associati, Itali

 

Projekti i studios L’auc (lause) triumfoi mes 6 kompanive ndërkombëtare të arkitekturës që  prezantuan vizionin dhe projektet e tyre për rivitalizimin e qendrës së Tiranës e njohur si zona e Cirkut.

 

Arkitektët e studios sqaruan se projekti bën fjalë për ndërtimin e kullës më të lartë në vend, në një ndërthurje mes historisë dhe modernitetit.

 

Sipas jurisë, detaji më i veçantë i projektit ishte pjesa “Piano Nobile”, e cila do të jetë një hapësirë që do të zhvillojë edhe më tepër turizmin në kryeqytet.

 

“Hartoi një skemë që quhet “Terreni i përbashkët, Tirana”, e cila kishte një lloj skulpturimi të nënthënë dhe, natyrisht, edhe një ndjesi poetike. U vërejt që ndjesia dhe pamja moderne e Tiranës është e përfshirë në skenë dhe në ndjesi të ndryshme, në materiale të ndryshme dhe, në fakt, edhe në shkallë të ndryshme.

 

Në fakt, në pamje të ndryshme dhe po kështu në shkallë të ndryshme. Në fakt, ishte një koncept shumë elastik dhe, siç u tha edhe nga arkitektët, nuk është një masterplan, por një vizion. Na pëlqeu kati horizontal, “Piano Nobile”, që shërben si ndarje mes pjesës së sipërme dhe të poshtme.”-tha midis të tjerash prezantuesi i vendimit lidhur me detajet e projektit.

 

6 kompani ndërkombëtare të arkitekturës morën pjesë në konkursin e projekteve për rivitalizimin e qëndrës së Tiranës. Krahas L’auc (lause) projektet e tyre kryesisht me kulla shumëkatëshe deri në 200 m të larta prezantuan edhe studio nga vendet si Danimarka, Japonia, Britania e Madhe, Spanja dhe Italia. /Shqiptarja


Më të lexuarat