BE 90 mln euro për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë, nënshkruhet marrëveshja
Në Tiranë u nënshkruar marrëveshja për financimin nga BE të hekurudhës Durrës-Rrogozhinë.
Kryediplomatja e BE, Kaja Kallas ndodhet në Tiranë ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë falenderoi Kallas që mbajti fjalën e saj për vizitën në Shqipëri, teksa theksoi se u diksutua ambicia e Shqipërisë për negociatat deri në vitin 2027 dhe anëtarësimin në 2030.
Kallas tha se BE jep 90 mln euro për hekurudhën, ndërsa kryeministri theksoi se ky 5-vjeçar do jetë periudha kur do kthehen hekurudhat në Shqipëri
“Dua ta them që përpara konferencës, nënshkrimi që u bë është pjesë e një programi masiv investimesh në infrastrukturën hekurudhore. Kjo është arsyeja se përse ky 5-vjrecar që na ndan nga mbyllja e kësaj dekade, do jetë edhe një 5-vjeçar ku do kthehen hekurudhat në Shqipëri dhe kjo është një nga shumë arsyet jo vetëm, për të besuar, por edhe për të luftuar që ne të anëtarësohemi në BE, se falë kësaj marrëdhënie jemi në gjendje sot të kryejmë një sërë investimesh që përndryshe do ishin të pamundura për ne”, tha Rama.
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe drejtori i Bankës Europiane për Investime, Lionel Rapaille nënshkruan sot në Tiranë marrëveshjen për financimin e projektit strategjik të hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII, një arterie kyçe që do të lidhë Shqipërinë me rrjetin europian të transportit dhe do të forcojë më tej rolin e vendit tonë si një nyje lidhëse në rajon.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje përbën një hap tjetër i rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës tonë. /Shqiptarja