
Veliaj: Ne nentor miratohet plani vendor per Tiranen, Piramida do tu rikthehet qytetareve
Janë 13 projekte që pritet të shndërrojnë Tiranën, duke e kthyer në një metropol të denjë për qytetarët që jetojnë aty cdo ditë, por dhe për të huajt si vizitorë.
Zhvillimi do të përfshijë cdo zonë të Tiranës.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se janë bërë 100 dëgjesa deri në realizimin e këtij Plani. Veliaj, theksoi se Piramida që shohim sot, do të jetë hera e fundit që do të ketë atë imazh të trishtë. Veliaj tha se kjo godinë interesante do të kthehet në një godinë funksionale që do u përkasë qytetarëve.
Kryebashkiaku tha se jo pa qëllim e dhjetëfishoi taksën e ndërtimit. “Investimet duan para dhe madje ne e kemi taksën e ndërtimit më të ultën në rajon. Dje, kryetari i Bashkisë mblidhje taksa nga ndërtimet sa merret sot nga një pallat që ndërtohet. Sepse, ka rëndësi kur zihen hapësirat publike, duhet të paguash nëse e zë”.
Sipas tij, cdo investim do të jetë në favor të gjeneratave të reja. “Se kur bëra këndin e lojrave më thanë, pse lodhesh kaq, fëmijët nuk të votojnë, prej tyre nuk përfiton. Jo, gabim, unë dua Tiranën në funksion të qytetarit. Dua që Tirana të jetë qyteti model për gjeneratën e re”.Strehimi, Tirana magnet per Sipas Veliajt, Tirana do të jetë magnet i atyre nga provincat e Shqipërisë që duan një jetë më të mirë."Nuk ka të drejtë kush të thotë; unë erdha i pari në Tiranë, mos të vinë të tjerë’. Pse more zotëri, kush je ti? Zoti?", i thashe.
Dikush më pyeti; Si t’u duk dita e parë në Bashki?
I thashë jam duke menaxhuar planin B, jo atë A
Pse tha kush është plani A?
Të ikësh nga Tirana, i thashe. Plani B është të tërheqim sa më shumë në Tiranë, të jetojnë këtu.
-Ëndrra ime është që Shkoza të mos jetë getoja e re. Meqë aty ka banesa sociale", u shpreh Veliaj.
Arkitekti italian Stefano Boeri shpjegoi me detaje si do të jetë Plani i ri vendor për Tiranën
Në përshkrimin që bëri arkitekti Stefano Boeri, duke shpjeguar marrdhënien e mjedisit urban me atë suburban, tha se Tirana e ardhshme do të jetë jo vetëm pallate, por një oaz natyror.
“Do të kemi një park të madh. Në park do të kemi një oaz natyror, kjo është një nga çështjet kryesore për qytetin ku do jetë një oaz si unazë e katërt, ku do kemi një unazë të dytë e të tretë vetëm për këmbësorët që do alternohet me unazën e parë e të pestë që do jetë për automjetet. Pika për zhvillimin bujqësor është vendosja e shkollave që Bashkia do që të jenë mjedise publike 24 orëshe, jo veç shkolla por vende që ofrojnë lehtësi publike.
Kjo është mënyrë tjetër për të punuar për një qytet publik. Këto janë 13 strategjitë, këtu keni disa nga strukturat, është mënyrë për ta kategorizuar dallimin mes zonave urbane, suburbane e të fshatrave. Për të bërë një ndarje më të mirë. Ky është kategorizimi i territorit të Tiranës, shohim sistemin rural. Një cështje tjetër është policentrizmi, për zonat rurale që do të konsolidohen por edhe në shkallë të qytetit që do të ketë transformime të qendrave të reja. Ka strategji për përdorimin e tokës dhe për të ruajtur territoret e reja për të mos u ndërtuar aty ku janë kufijtë dhe këtu është idea e intensitetit të propozuar që nga qendra ulet drejt pyjeve aty ku zonat e transformimeve dhe na duhet kjo PPV për ndërhyrje për të qenë të kufizuar e më pak të kufizuara si zona për zhvillimin.
Plani përdor këtë mjet për cilësinë urbane. Këto janë mjete të rëndësishme që i përkufizojmë bashkë me Bashkinë. Do të ketë rregull për mënyrën e ndërtimit, volumit, por nëse lejohet një volum shtesë pas ndërhyrjes së infrastrukturës. Kjo është një unazë e katërt që krijon intensitet më të madh në zonën e gjelbërt.
Zonat që transformohen do të kenë rregulla të veçanta e strategji për të parë cilësinë kundrejt bonusit, standardet dhe plani i përgjithshëm ka standarde të larta dhe nëse arrihen standardet projekti do të ketë një bonos intensiteti. Janë bërë dy vite raporte monitorimi që lejojnë zbatimin e hartës së planit të përgjithshëm rregullues.
Një nga çështjet kryesore është të kthejmë sasinë në cilësi dhe ta ripërkufizonim disa shtresa të rëndësishme të qytetit sidomos atë publike
Lëvizshmëria e qëndrueshme, kushtet gjeo politike, aksesibiliteti pjesa bujqësore janë burimet e vërteta sepse tani jemi duke konsideruar një territor 25 herë më të madh. Infrastruktura është një nga cështjet kryesore për të arritur në hapësirën cilësore të metropolit".
Më të lexuarat








