Secondary Adv

Taksat e larta, Bashkia e Tiranes rrit te ardhurat me 60 per qind

Bashkia e Tiranës ka rritur me 60% të ardhurat në gjashtëmujorin e parë të vitit në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, teksa shihet të ketë ulur shpenzimet me 0.4%.


Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, Bashkia e Tiranës ka grumbulluar në  janar-qershor 5.2 miliardë lekë të ardhura, nga 3.2 miliardë lekë që mblodhi bashkia bashkë me komunat vitin e kaluar.Ekspertët pohuan se rritja e të ardhurave në bashkinë më të madhe të vendit ka ardhur nga dy arsye themelore. Njëra është rritja e taksave dhe tarifave për pjesën më të madhe të shërbimeve, ndërsa arsyeja tjetër lidhet me miradministrimin e bashkisë për të mbledhur të ardhurat.


Heqja e taksës së biznesit të vogël, e cila ishte burimi kryesor i furnizimit më të ardhura i bashkive, i detyroi ato të rrisnin tarifat e shërbimeve. Rritjen më të madhe të tarifave dhe taksave e aplikoi Bashkia e Tiranës.Siç shihet edhe nga të dhënat e përgjithshme të pushtetit vendor, të ardhurat gjithsej në fund të tetëmujorit 2016 janë rritur me 19%, ku lokomotivën e udhëheq Bashkia e Tiranës. Teksa të ardhurat nga taksa e biznesit të vogël në tërësi kanë pësuar ulje me 64%, shihet se janë rritur të ardhurat nga tatimi mbi ndërtesat dhe pasurinë me 25% dhe gjithashtu janë rritur të ardhurat nga taksat dhe tarifat lokale me 40%.


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak se taksat për ndërtesat nuk do të ulen  në vijim.Bashkia e Tiranës aplikoi dyfishim të tarifës së pastrimit, 10-fishim të taksës së zënies së hapësirës, taksë e re 2500 lekë për tavolinat, rritje rreth 50% e taksës mbi ndërtesën, taksë e re për truallin prej 20 lekësh për metër katror.


Duke qenë se në bazë të ligjit për taksat vendore, bashkia nuk ka të drejtë të ulë taksat me më shumë se 30% dhe t’i rrisë me më shumë se 10%, ato që kanë ndryshuar ndjeshëm janë tarifat me dyfishim deri në 10-fishim.Ecuria e të ardhurave dhe shpenzimeve në Bashkinë e Tiranës per 6-mujorin e parë (mln lek).


Më të lexuarat