Secondary Adv

Metoda e Eurostat, inflacioni në mars 2.5 për qind, shkak çmimet e të larta të ushqimeve

Ndryshimi i çmimeve në vendin tonë i matur me metodologjinë e Eurostat po referon një vlerë më të lartë të inflacionit në muajt shkurt-mars 2025 në raport me matjet kombëtare të INSTAT.

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve rezultoi në shkurt 2.5 për qind në mars, teksa indeksi i brendshëm i çmimeve të konsumit rezultoi 2.1% në të njëjtin muaj. IHCK përfaqëson një indeks të harmonizuar për të matur ndryshimin e çmimeve në të gjitha vendet Europës.

 

Në marsin 2025 në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar rritja më e madhe e çmimeve prej 8,9% vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,1%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,1% secili, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,5%, “Veshje dhe këpucë” me 2,3%, “Shërbimi arsimor” me 1,9%.

 

Gjithashtu çmimet në grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” u rriten me 1,5%, “Komunikimi” me 1,4%, “Shëndeti” me 0,8%, Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,3%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 1,3.

 

Ndërsa ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në mars 2025 është 0,8%.

 

Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Argëtim dhe kulturë” me 3,2%, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,5%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,4%, “Komunikimi” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3% secili, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Transporti” me 0,2% secili, “Shëndeti” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,1% secili. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” u ulën me 0,1%.

 

Për muajin mars rritja më e madhe çmimeve ishte në Rumani me rreth 5.7 për qind e ndjekur nga Hungaria, Polonia, Kroacia, ndërsa në krahun tjetër u rendit Zvicra me rritjen më të ulët të çmimeve me vetëm 0.2%, Franca me 1%. Në BE inflacioni mesatar shënoi 2.5% në shkurt 2025.

 

Të dhënat e çmimeve IÇK dhe IHÇK llogariten bazuar në çmimet e mbledhura në të njëjtat njësi tregtare, përdorin të njëjtën klasifikim të produkteve dhe ndajnë të njëjtën metodologji të hartimit të indeksit.

 

IÇK është matësi zyrtar i inflacionit në Shqipëri, ndërsa IHÇK përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Evropiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve.

 

IÇK përmban 331 produkte, ndërsa IHÇK përmban 329 produkte.

 

Në IÇK mbulohen vetëm shpenzimet e familjeve private shqiptare të kryera brenda dhe jashtë territorit të vendit. IHÇK mbulon të gjitha shpenzimet e bëra brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, përfshirë familjet private, kolektive dhe shpenzimet e turistëve në Shqipëri.

 

/Monitor (https://monitor.al/metoda-e-eurostat-inflacioni-ne-mars-2-5-prej-cmimeve-me-te-larta-te-ushqimeve/)


Më të lexuarat