Secondary Adv

Subvencionet në bujqësi, AZHBR: 200 mijë lekë mbështetje për fermat organike

AZHBR njofton se deri më 30 maj 2025 është e hapur thirrja për aplikime në 8 masat mbështetëse të Skemës Kombëtare në Bujqësi.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) njofton se vijon të jetë e hapur deri më 30 maj, thirrja për aplikime në 8 masat mbështetëse të Skemës Kombëtare në Bujqësi 2025.

 

Sipas AZHBR-së, për fermat e certifikuara organike vlera e mbështetjes është 200,000 lekë.

 

Fermat organike, për vitin e parë, përfitojnë financim në vlerën 100 000 lekë, në vitin e dytë, 150 000 lekë dhe 200 000 lekë për fermë të certifikuar.

 

Sipas kritereve që ka miratuar qeveria për subvencionet në bujqësinë organike bizneset e kësaj linje përfitojnë mbështetje për ngritjen ose rikonstruksionin e ambienteve të prodhimit të produkteve tradicionale të zonës.

 

Fermat organike janë të certifikuara me Global GAP dhe operojnë në sektorin e prodhimit të mjaltit, perimeve, bimëve mjekësore etj.

 

Vitin e kaluar Skema Kombëtare mbështeti 170 fermerë për zhvillimin e fermave organike.

 

Sipas njoftimit skema përfshin 8 masa mbështetëse; pagesa për gjedh të artikuluar; pagesa për tufën bazë të artikuluar (dele dhe/ose dhi); mbarështim i bletarisë; pagesa për prodhimin dhe kultivimin ne ambiente te mbrojtura për perime, rrush tavoline dhe/ose luleshtrydhe në tunele plastike.

 

Gjithashtu bazuar në informacionin e publikuar përfitojnë pagesë shtesë fermerët që përdorin kontrollin biologjik të dëmtuesve të perimeve; pagesa për kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike; fermat organike; implementimi dhe certifikimi Global GAP; mbështetje për naftën për punimet e mekanizuara në bujqësi. /Scan


Më të lexuarat