Secondary Adv

Indeksi i urise 2016, Shqiperia e fundit ne Europe

Instituti ndërkombëtar i politikave dhe kërkimit ushqimor ka publikuar së fundmi "Indeksin e urisë 2016". Raporti merr në vlerësim 118 vende, dhe Shqipëria është një ndër 10 vendet europiane të ekzaminuara.


Ndër këto 10 vende europiane, rezulton e fundit, ashtu siç rezulton e fundit në rajon, pas vendeve si Maqedonia, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi apo Maqedonia. Këtë fakt e ilustron mjaft mirë edhe harta (në fund të tekstit), ku ngjyra jeshile e hapur tregon një nivel të moderuar të urisë, ndërkohë që ngjyra e gjelbër tregon një nivel të ulët të urisë.Pjesë e raportit janë ekonomi jo shumë të zhvilluara, ndërkohë që pjesën dërrmuese e zënë vendet afrikane, sic shihet qartë edhe nga tabela. Në rang global, Shqipëria zë vendin e 53-të në Botë, ndër 118 vende.


Pavarësisht renditjes, raporti tregon se në krahasim me vitin 2008 janë bërë progrese të dukshme. Me një indeksim ku norma më e lartë tregon performancë më të dobët, Shqipëria në vitin 2016 grumbullon 11.8 pikë nga 16.9 pikë që grumbullonte në vitin 2008.Duke marrë në konsideratë se ekonomitë e zhvilluara nuk janë pjesë e listës, në vend të parë qëndron Argjentina, e ndjekur nga Bjellorusia dhe Bosnje Hercegovina.Në terma të përgjithshëm, raporti nënvizon se, që prej vitit 2000 , në Botë uria është ulur me 29%. Pavarësisht kësaj, rreth 800 milionë njerëz në të gjithë globin vuajnë seriozisht urinë.


Më të lexuarat