Secondary Adv

Banka e Shqipërisë: Bizneset më shumë kredi për investime

Bizneset kanë kërkuar më shumë hua nga bankat e nivelit të dytë për të zgjeruar  investimet në muajt e parë të këtij viti.

Të dhënat e Bankës së Sqipërisë tregojnë se të  gjitha segmentet e madhësisë së biznesit shfaqën kërkesë të lartë për kredi, si në financimin e investimeve, ashtu edhe në financimin e nevojave afatshkurtra për likuiditet.

 

Po ashtu edhe kërkesa për kredi e individëve ishte e lartë, si për financimin e konsumit ashtu edhe në blerjen e banesave. Në gjykimin e bankave, normat e përgjithshme të interesit dhe përmirësimi i treguesit të besimit të biznesit nxitën më tej kërkesën për kredi në tremujorin e parë të vitit.

 

Prithsmëritë janë edhe më pozitive në pjesën e dytë të vitit. Në tremujorin e dytë të vitit 2025, standardet e kreditimit priten të lehtësohen në kreditë për biznesin e vogël e të mesëm, në kreditë për financimin e investimeve, si dhe në kreditë për mbulimin e nevojave për likuiditet.

 

Politikat e kreditimit priten të jenë lehtësuese edhe në segmentin e kredive për blerjen e banesave. Kërkesa për kredi pritet të mbetet e lartë si nga bizneset, ashtu edhe nga individët, në çdo lloj qëllimi të përdorimit të kredisë.

 

Banka e Shqipërisë pret që kërkesa për kredi të vijojë trendet rritëse  pavarësisht se institucionet financiare shfaqen më të kujdesshme në aprovim./abcnews.al


Më të lexuarat