
Shpenzimet ushtarake globale shënojnë rritjen më të madhe vjetore që nga fundi i Luftës së Ftohtë
Në 2024, shpenzimet ushtarake globale arritën rritjen më të lartë vjetorë, që nga fundi i Luftës së Ftohtë, ka zbuluar një studim i ri.
Sipas të dhënave të përpiluara nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI), 15 shpenzuesit më të mëdhenj në botë i rritën të gjithë shpenzimet ushtarake në vitin 2024 krahasuar me 2023, me një rritje veçanërisht të shpejtë në Europë dhe Lindjen e Mesme.
Shpenzuesit më mëdhenj në botë – SHBA, Kina, Rusia, Gjermania dhe India – shpenzuan një total të kombinuar 1.635 trilion dollarë (1.437 trilionë euro), duke përbërë 60% të shpenzimeve totale ushtarake globale.
Ndërkohë, shpenzimet ushtarake u rritën me 9.4%, duke i çuar shpenzimet totale ushtarake në mbarë botën në 2.718 trilionë dollarë (2,389 miliardë euro), dhe barra ushtarake globale – pjesa e prodhimit ekonomik global të dedikuar për shpenzimet ushtarake – u rrit në 2.5% të PBB-së.
Shpenzimet në Europë nxisin rritjen globale
Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në vitin 2022, lufta ka qenë një nxitës i vazhdueshëm i rritjes së shpenzimeve ushtarake në të gjithë kontinentin europian.
Të gjitha vendet europiane, me përjashtim të Maltës, rritën shpenzimet ushtarake në vitin 2024, sipas raportit. Gjermania theu rekorde në vitin 2024 duke shpenzuar 77.89 miliardë euro (88.5 miliardë dollarë) për ushtrinë e saj, duke e bërë atë shpenzuesin më të madh të vitit në Europën Qendrore dhe Perëndimore.
Ndërkohë, shpenzimet ushtarake të Polonisë u rritën me 31% në 38 miliardë dollarë (33.4 miliardë euro) vitin e kaluar, ose 4.2% të PBB-së. Sa i përket vetë Ukrainës, shpenzimet totale ushtarake u rritën me 2.9% në vitin 2024, duke arritur në 64.7 miliardë dollarë (56.8 miliardë euro). Kjo barazohet me 43% të shpenzimeve të Rusisë dhe barrën më të madhe proporcionale ushtarake të çdo vendi vitin e kaluar.
Studimi i SIPRI përfshiu shpenzimet e Rusisë 149 miliardë dollarë (131 milionë euro) në totalin europian, i cili arriti në 693 miliardë dollarë (609 miliardë euro).
Çfarë do të ndodhë në vitin 2025?
Në vitin 2023, Programi i të Dhënave të Konflikteve Uppsala (UCDP) regjistroi numër rekord prekj 59 konfliktesh të armatosura me bazë shtetërore, më i larti që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave në vitin 1946 – një trend që duket se do të vazhdojë këtë vit.
Në mars, Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen propozoi planin Rearm Europe, i cili tha se mund të bënte që shtetet anëtare të mobilizonin deri në 800 miliardë euro për të financuar një rritje masive të shpenzimeve të mbrojtjes.
“Politikat e fundit të miratuara në Gjermani dhe shumë vende të tjera europiane, sugjerojnë se Europa ka hyrë në një periudhë shpenzimesh të larta dhe në rritje ushtarake, që ka të ngjarë të vazhdojë në të ardhmen e afërt”, tha Lorenzo Scarazzato, studiues në Programin e Shpenzimeve Ushtarake dhe Prodhimit të Armëve të SIPRI. /Monitor(https://monitor.al/shpenzimet-ushtarake-globale-shenojne-rritjen-me-te-madhe-vjetore-qe-nga-fundi-i-luftes-se-ftohte/)
Më të lexuarat








