Secondary Adv

Votat e Diasporës: 21 mijë zarfe ende të pa shpërndarë, Greqia mbetet problematike

Në total, 21 mijë votues nga e gjithë diaspora nuk kanë marrë zarfet me fletët e votimit.

Edhe këtë të martë asnjë zarf me votat e emigrantëve nuk ka mbërritur në Shqipëri. Një ditë më parë, kompania postare DHL u arsyetua me faktin se ishin mbledhur pak vota për të nisur avionin.

 

Në total, 21 mijë votues nga e gjithë diaspora nuk kanë marrë zarfet me fletët e votimit, 11 mijë prej të cilëve për shkak se nuk kanë shënuar adresat e sakta. 80 mijë votues e kanë marrë zarfin, por s’i kanë kthyer.

 

Në Greqi janë raportuar edhe problematikat më të mëdha.  Në total, deri më tani kanë mbërritur 144 783 zarfe në KQZ. Nga Greqia vetëm 23 640 zarfe kanë mbërritur nga 68 380 të dërguara në total. 

 

Emigrantët që jetojnë në ishuj sot kanë afatin e fundit për të dorëzuar zarfet, ndërsa shqiptarët që jetojnë në zonat e tjera të Greqisë, duhet të kontaktojnë postën dhe të takohen me të, maksimalisht deri të premten e 9 majit.  Udhëzimi tani është që çdo emigrant të shkojë vetë tek zyra postare, të gjejë zarfin e tij, të votojë e ta dorëzojë.

 

Thirrje të vazhdueshme ndaj emigrantëve që jetojnë në Greqi ka bërë edhe kryeministri Edi Rama, teksa është shprehur se nuk duhet që ta humbasin këtë moment historik, atë të votimit për herë të parë nga jashtë. Edhe mëngjesin e sotëm, në “Sy m’sy”, Rama apeloi emigrantët që të mos e humbin mundësinë për të votuar. 

 

Zarfe të mbërritura në KQZ, sipas shteteve

Itali 63,220 ose 25.7%

Greqi 23,640 ose 9.6%

Gjermani 18,193 ose 7.4%

SHBA  14,427 ose 5.9%

Mbretëria e Bashkuar 10,146 ose 4.1%

Franca 3,358 ose 1.4%

 

Zarfe të mbërritura në KQZ, sipas qarqeve

Tiranë 34,155 ose 13.9%

Fier 18,403 ose 7.5%

Durrës 16,955 ose 6.9%

Elbasan 13,751 ose 5.6%

Shkodër 10,873 ose 4.4%

Vlorë 10,259 ose 4.2%

Korçë 10,151 ose 4.1%

Lezhë 8,832 ose 3.6%

Berat 8,723 ose 3.5%

Dibër 6,266 ose 2.5%

Gjirokastër 3,958 ose 1.6%

/Shqiptarja


Më të lexuarat