Ndricim me energji diellore ne rruget e Shqiperise
Për herë të parë në vendin tonë do të nisë të eksperimentohet një teknologji e re për ndriçimin e rrugëve. Testi i parë për këtë lloj sistemi u provua në rrugën Prush-Gropaj të komunës Vaqarr. I pranishëm me këtë rast, kryeministri i vendit Edi Rama renditi disa nga avantazhet që do të sjellë për vendin implementimi i një teknologjie të tillë në rrugët e vendit tonë në të ardhmen.
Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet në rikonstruksionin e rrugës, Prush-Gropaj të komunës Vaqar në Tiranë, ku u testua një teknologji e re për sistemin e ndriçimit, i quajtur fotovoltaikët dhe e cilësuar si për herë të parë që ky sistem i tillë përdoret në vendin tonë. Kryeministri u njoh nga afër me avantazhet e sistemit të ri, i cili është një investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
“E para, kjo është energji e gjelbër e plotë që futet. E dyta, do na zgjidhë problemin e tmerrshëm të vandalizmit dhe të vjedhjes së vazhdueshme të kabllove nëpër rrugë. E treta, kjo na zgjidh problemin e shpenzimeve të pushtetit vendor, që praktikisht i ka të detyrueshme dhe që, nga ana tjetër, është një akumulim i madh borxhesh në raport me kompaninë e shpërndarjes, sepse nuk paguajnë. Nuk paguajnë për pamundësi kryesisht. Sidomos komunat e kanë të pamundur që të paguajnë shpenzimet. Në qoftë se ne futemi me këtë teknologji, bëjmë një zgjidhje të përgjithshme dhe e transformojmë praktikisht Shqipërinë në një model, sepse edhe në Europë tani ka filluar të futet kjo teknologji dhe hyjmë në një fazë komplet të re”, tha Rama.
Ndërkohë, në fabriken e prodhimit te ketyre shtyllave me ndriçim fotovoltaik ne Vaqarr, Kryeministri u shpreh per nevojen qe te tille ndriçues te nisin dhe te vendosen ne te gjithe vendin. Te tilla prodhime vendase, theksoi Rama, vijne me kosto te ulet dhe me kryesorja na jepet mundesia e mbarvajtjes se tyre.
Sipas drejtorit te Fondit Shqiptar te Zhvillimit Benet Beci ky sistem ndriçimi ka independencë disaditore, edhe në kohë me shi.