Numërohen një e katërta e kutive, PS kryeson me rreth 53 për qind të votave
Shqipëria zhvilloi në 11 maj zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë.
Pjesmarrja, sipas të dhënave paraprake nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka rezultuar 42.16%, më e ulëta historike.
Ndërkohë të hënën në mëngjes ka filluar nxjerrja e rezultateve nga KQZ,
Deri në orën 7 të mëngjesit ishin numëruar 1312 nga 5225 kuti votimi gjithsej, ose 25% e kutive gjithsej.
Të dhënat e deritanishme tregojnë për një fitore të thellë të Partisë Socialiste, që deri tani ka marrë rreth 170 mijë vota, ose 53% të totalit.
Në vend të dytë është Partia Demokratike, me 108 mijë vota, ose 34% të totalit.
Forcë e tretë është Partia Socialdemokrate me 12 mijë vota, ose 3.77% të totalit.
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet është forcë e katërt me 11 mijë vota ose 3.46%.
Partia Mundësia ka marrë 8417 vota ose 2.64%.
Lëvizja Bashkë ka marrë 3983 vota ose 1.25%.
Partia Koalicioni Euroatlantik ka 3490 vota ose 1.09%.
Partitë e tjera kanë më pak se 1% të totalit të votave të numëruara deri tani.
Këtyre votave pritet tu shtohen dhe ato të emigrantëve që votuan për herë të parë këtë vit, por që nuk pritet të kenë ndikim të dukshëm në ndryshimin e rezultateve.
Kushti për të hyrë në Kuvend është që një parti të marrë të paktën 1% të votave të përgjithshme.