Secondary Adv

Procesi i numërimit për votën e diasporës i ndërprerë, ja si ndahen shifrat deri tani

Që nga ora 05:30 është pezulluar procesi i numërimit të votave të diasporës në Parkun Olimpik, kjo pasi numëruesit kishin nevojë të pushonin.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton se procesi pritet të nisë në orën 10:30.

 

Ndërkohë vota elektronike pritet të bëhet publike dhe të hidhet në faqen e KQZ pas rreth 1 orë e 30 minutash, pra rreth orës 08:30.

 

Zarfet e Greqisë janë lënë veç dhe do të numërohen veç, gjë që është ankimuar nga PS.

 

Partia Socialiste ka reaguar ndaj vendimit të KQZ-së për numërimin e veçantë të votave të diasporës në Greqi.

 

Me anë të një shkrese drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, PS kërkon shfuqizimin e vendimit të mëparshëm të KQZ për ndarjen e procesit të numërimit të votës së diasporës në Greqi më vete.

 

PS argumenton se vendimi i KQZ është nxjerrë në kundërshtim me dispozitat e Kodit Zgjedhor.

 

“Nga ana substanciale, ky akt nuk është nxjerrë në respektim të dispozitave ligjore, konkretisht vendimit nr. 22, datë 20.03.2025 i ndryshuar, të Komisionit Rregullator”, thuhet në letër.

 

Sipas rezultateve të deritanishme të reflektuara në faqen e KQZ për votën e diasporës, PD-ASHM ka marrë 726, pra 43.95 %; PS 705 vota, pra 42.68 % dhe NISMA-SHB 117, pra 7.08 %. /Ballkan Web


Më të lexuarat