Secondary Adv

Përfundon numërimi i votave në Has: PD forcë e parë

Në Bashkinë e Hasit, të qarkut të Kukësit ka përfunduar procesi i numërimit në 28 qendra votimi. 

Ka përfunduar numërimi i votave në Komisionin Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) në Has, ku janë përpunuar të gjitha 28 kutitë e votimit.

 

Të dhënat e fundit nga numërimi për këtë qark:

 

Partia Demokratike (PD) ka marrë 3.547 vota, duke u renditur e para.

 

Partia Socialiste (PS) ka siguruar 2.625 vota.

 

Partia Socialdemokrate (PSD) ka marrë 831 vota.

 

PD del fituese në këtë bashki verilindore, duke ruajtur epërsinë ndaj PS-së në një zonë tradicionalisht të djathtë. Rezultatet e Hasit japin sinjale për qëndrueshmërinë e mbështetjes për PD në këtë pjesë të vendit. /vizionplus.tv


Më të lexuarat