Secondary Adv

Bashkia Pukë përfundon procesin e numërimit, kryeson PD

Edhe bashkia Puke ka përfunduar procesin e numërimit.

Procesi i numërimit të votave në bashkinë e Pukës ka përfunduar, me rezultatet nga 18 nga 18 qendra votimi (QV) tashmë të zbardhura.

 

Partia Demokratike (PD) ka dalë forcë e parë, ndërsa Partia Socialiste (PS) renditet e dyta. Partia Socialdemokrate (PSD) shënon një rezultat të rëndësishëm për një forcë të tretë.

 

Rezultatet përfundimtare nga 4,644 vota të vlefshme:

PD: 2,034 vota — 43.80%

PS: 1,572 vota — 33.85%

PSD: 930 vota — 20.02%

/Vizion Plus


Më të lexuarat