Secondary Adv

Numërohen më shumë se gjysma e kutive në Kukës dhe Shkodër, PD kryeson

Në qarkun e Shkodrës, deri tani janë numëruar 203 nga 405 kutitë e votimit.

Sipas rezultateve të deritanishme, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore kryeson me 19.037 vota, që përbën 40.20% të totalit.

 

Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 16.991 vota, ose 35.88%, duke pasuar PD-në. Pjesa tjetër e partive ka marrë mbështetje më të vogël, me Partinë Socialdemokrate që ka siguruar 8976 vota (18.95%) dhe Koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet me 617 vota (1.30%).

 

Lëvizja Bashkë ka marrë 252 vota (0.53%), ndërsa Lëvizja Atdheu ka marrë vetëm 37 vota (0.08%). Pjesa tjetër e partive ka siguruar mbështetje të vogël, duke përfshirë Aleancën Kombëtare Shqiptare me 49 vota (0.10%) dhe Partinë Aleanca Demokracia e Re, që ka marrë 14 vota.

 

Kukes

 

Deri në mesditë janë numëruar 78 kuti votimi në Kukës, Ndërkohë nga rezultatet e nxjerra PD kryeson me 53% e ndjekur nga PS me 31%.

 

Partitë më të vogla kanë arritur të marrin pak vota përkatësisht PSD 14% por sërish nuk ka marrë asnjë mandat. Shqipëria Bëhet ka marrë 1% ashtu si edhe Partia Mundësia.

 

PD-ASHM: 53%;  2 MANDAT

PS: 31%; 1 MANDAT

PSD: 14%; 0 MANDATE

NISMA-SHB: 1%; 0 MANDATE

MUNDESIA: 1%; 0 MANDATE

BASHKE: 0%; 0 MANDATE

KEA: 0%; 0 MANDATE

AKSH: 0%; 0 MANDATE

/Syri


Më të lexuarat