Secondary Adv

Zgjedhjet, OSBE-ODHIR: Proces transparent, por klima e polarizuar

Misioni i OSBE-ODHIR ka vlerësuar si transparente zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri, pavarësisht klimës së thellë të polarizimit politik.

Në konferencën për shtyp, përfaqësuesja e misionit theksoi se qytetarët treguan përkushtim ndaj demokracisë, përfshirë edhe votuesit nga diaspora të cilët votuan për herë të parë.

 

"Populli shqiptar tregoi angazhim të fortë ndaj demokracisë, klimë tejet të polarizuar, ata dolën, morën pjesë dhe bënë që zëri i tyre të dëgjohet. Që nga votuesit që votuan për herë të parë, deri tek votuesit nga jashtë shtetit, deri tek vëzhguesit, ata janë zemra e këtij procesi demokratik.

 

Në këtë frymë, në respekt të njerëzve do ndaja disa nga pikat e konstatimeve. Zgjedhjet e 2025, ishin konkurruese dhe u zhvilluan në mënyrë profesionale, ndodhën në një klimë tejet të polarizuar dhe kandidatët nuk patën mundësi të barabarta. Patën mundësi të bënin fushatë në mënyrë të lirshme edhe pse disa raportuan se kishin pasur intimidim", tha përfaqësuesja e OSBE-ODHIR.

 

Ndërkohë, OSBE-ODHIR vuri në dukje rolin pozitiv të SPAK, i cili kontribuoi ndjeshëm në hetimin e rasteve të korrupsionit zgjedhor.

 

Ndërsa për SPAK, u raportua se kishte një rol pozitiv në hetimin e korrupsionit zgjedhor

 

“SPAK-u luajti një rol pozitiv në hetimin e korrupsionit zgjedhor. Ashtu si mekanizmi i ri mes SPAK, Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ mundësuan një shkëmbim më të mirë informacioni, u pa se pati një efekt të mundshëm frenimi.

 

Dhe si përfundim më lejoni t’ju siguroj se nga ana jonë jemi të gatshëm të bashkëpunojmë ngushtësisht me Parlamentin që do të zgjidhet dhe me të gjitha forcat politike dhe aktorët e tjerë të interesuarpër interesin më të mirë të popullit shqiptarë”, u raportua nga grup-misioni ndërkombëtar. /Shqiptarja


Më të lexuarat