Secondary Adv

Zgjedhjet/ Numërimi drejt fundit, PS mbron 82 mandate, PD 52

Në qarqet e vendit vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit. 

Sipas rezultateve të bëra publike nga KQZ, deri më tani, janë numëruar 4943 qendra votimi, nga 5225.

 

PS ka marrë në rang vendi 684941 vota ose 52.08 përqind kundrejt 453668 votave të PD-ASHM, 34.50 përqind.

 

PSD ka marrë 45613 vota, ose 3.47 për qind, Nisma Shqipëria Bëhet 45897 vota, ose 3.49 përqind dhe Partia Mundësia 38689 vota ose 2.94 përqind.

 

Ky rezultat është deri në orën 08:40.

 

Partia Socialiste deri tani dominon në 9 qarqe të vendit, me përjashtim të Shkodrës, Kukësit dhe Lezhës.

 

Sipas projeksioneve të deritanishme, Partia Socialiste ka shkuar në 82 mandate, Partia Demokratike 52 mandate, PSD 3 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat dhe Mundësia 1 mandat. /abcnews.al


Më të lexuarat