Secondary Adv

PS kryeson bindshëm votat e diasporës, si paraqiten rezultatet për partitë e tjera

Në 11 maj shqiptarët ju drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e cila do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme.

 

Gjithsej në të gjithë Shqipërinë janë 5225 kuti për votat brenda vendit, teksa kujtojmë se këtë vit ka votuar edhe diaspora.

 

Ndërkohë që procesi i numërimit të votave vijon deri më tani në votat e ardhura nga diaspora kryeson bindshëm Partia Socialiste.

 

Sipas të dhënave të KQZ-së janë numëruar deri më tani 38806 zarfa nga 194889 që janë gjithsej.

 

Nga këto në rang vendi Partia Socialiste ka marr 21305 vota, (55,30%), Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marr 10951vota (28,42%).

 

Rezultatet e partive të tjera janë si më poshtë:

 

Lëvizja Bashkë 934 vota 2,42%

 

Lëvizja Atdheu (LA) 49 vota 0,13%

 

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) 248 vota 0,64 %

 

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) 3161 vota 8,20 %

 

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) 227 vota 0,59%

 

Partia Aleanca Demokracia e RE (ADR) 16 vota 0,04%

 

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) 100 vota 0,26%

 

Partia Mundësia (MUNDËSIA) 1176 vota 3,05%

 

Partia Socialdemokrate (PSD) 361 vota 0,94 %./euronews.al


Më të lexuarat