Secondary Adv

Ndikimi i tarifave të Trump, Inflacioni në SHBA bie në 2.3 për qind në prill

Ekonomistët paralajmërojnë se pjesa më e madhe e ndikimit të tarifave të Trump ende nuk është ndjerë.

Inflacioni në SHBA ra në 2.3% në prill, muajin kur Donald Trump vendosi tarifat globale, ndërsa presidenti amerikan vazhdon të ushtrojë presion mbi Rezervën Federale për të ulur normat e interesit.

 

Shifra vjetore e indeksit të çmimeve të konsumit të së martës ishte nën pritshmëritë e analistëve të anketuar nga Bloomberg, të cilët u shprehën se inflacioni do të mbetej në nivelin 2.4% të marsit.

 

Edhe pse Trump ka ulur shumë nga tarifat që njoftoi më 2 prill – përfshirë këtë javë me Kinën – ekonomistët paralajmërojnë se pjesa më e madhe e ndikimit të detyrimeve të importit ende nuk është ndjerë, ndërsa zyrtarët e Rezervës Federale parashikojnë rritje të mëtejshme të presionit të çmimeve.

 

Budget Yale, një organizatë kërkimore universitare, tha se, për shkak të tarifave, konsumatori mesatar amerikan do të paguante 2,800 dollarë më shumë për produktet këtë vit sesa në vitin 2024.

 

Rezerva Federale, e cila ka mbajtur normat në nivelin 4.25% deri në 4.5% për gjashtë muaj, do të mblidhet në qershor për të vendosur si do të veprojë më tej.

 

Trump ka ushtruar presion mbi guvernatorin e Fed Jay Powell për të ulur kostot e huamarrjes, duke shtuar javën e kaluar se të merresh me kryetarin e Rezervës Federale ishte si “të flasësh me murin”.

 

Objektivi i preferuar i inflacionit i Rezervës Federale nuk është Indeksi i Çmimeve të Konsumatorit, por Shpenzimet e Konsumit Personal, të cilat ranë në 2.3 % në mars, por mbetën mbi objektivin 2 % të bankës qendrore. 

 

/Monitor (https://monitor.al/inflacioni-ne-shba-bie-ne-2-3-ne-prill/)


Më të lexuarat