Secondary Adv

Rriten të ardhurat nga doganat për Janar – Prill 2025

Të ardhurat nga doganat për Janar–Prill 2025 arritën në 72,4 miliardë lekë, me një rritje prej 3,4 miliardë lekësh krahasuar me një vit më parë.

Të ardhurat e mbledhura në buxhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave gjatë periudhës Janar-Prill 2025 kanë arritur në 72,4 miliardë lekë, ose rreth 724 milionë euro, shifër kjo 3,4 miliardë lekë ose 34 milionë euro më shumë në krahasim me 4-mujorin e parë të vitit 2024.

 

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, miradministrimi dhe digjitalizimi i shërbimeve doganore të kombinuara me rritjen e konsumit të mallrave të akcizës, janë faktorët kryesorë që kanë sjellë këtë rritje.

 

Referuar të dhënave, të ardhurat nga mallrat e akcizës kontribuuan në total me + 2,2 miliardë lekë që ka ardhur përgjithësisht nga rritja e importit të Karburantit me rreth +1,3 Miliardë lekë (rritje e sasisë së konsumuar me rreth 31,000 ton), Cigare me +597 Milionë lekë (rritje e sasisë së konsumuar me rreth 75 ton), Pije alkoolike prodhim vendi +33 Milionë lekë dhe Birrë importi me +41 Milionë lekë.

 

Të gjithë artikujt e akcizës kanë një performancë shumë të mirë në të ardhura krahasuar me 4-mujorin e vitit 2024, ku konkretisht, artikulli cigare është +75 Ton, Karburanti +31,000 ton, Birra +2,000 ton dhe Kafja +132 ton, duke arritur kështu nivelet më të larta të viteve të fundit./Monitor(https://monitor.al/rriten-te-ardhurat-nga-doganat-per-janar-prill-2025/)

 


Më të lexuarat