Secondary Adv

Kumbaro: Nis projekti për transformimin e Ujërave Termale të Bënjës në Përmet

Në Ujërat Termale të Bënjës, 14 kilometra larg qytetit të Përmetit, të kthyera në një destinacion turistik ka nisur puna për transformimin e tyre.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në një postim në rrjetet sociale.

 

Kumbaro tha se në “Banjat e Bënjës kanë nisur punimet për të realizuar një prej projekteve më të bukura në Përmet”.

 

“Ky projekt përmirëson infrastrukturën, pamjen, rrit ofertën turistike, vlerën ekonomike dhe ruan rëndësinë natyrore e historike të tyre”, theksoi Kumbaro.

 

Projekti është investim i qeverisë shqiptare përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit për Përmetin.

 

Ujërat Termike të Bënjës në Përmet konsiderohen si më të mirat në Evropë.

 

Burimet e ujërave termale të Bënjës, apo siç quhen ndryshe Banjat e Bënjës, gjenden 14 kilometra larg qytetit jugor të Përmetit në komunën Petran, vetëm 3 kilometra larg nga vendi ku lumi Vjosa bashkohet me përroin e Lëngaricës.

 

E veçanta e tyre është se këto janë burime të hapura në natyrë. Temperatura e këtyre ujërave është, 26 - 32°C.

 

Ky vend i rrethuar nga një natyrë e paprekur, paraqet një përzierje unike midis historisë aventurës dhe natyrës. Përveç banjave termale atje gjendet edhe kanioni i Lengaricës dhe Ura e Katiut./Oranews.tv


Më të lexuarat