Secondary Adv

Destinacionet më të mira në botë për pushime verore në 2025

Mastercard ka vlerësuar të dhënat e fluturimeve për të zbuluar destinacionet e reja, që udhëtarët do të vizitojnë këtë verë
Shumica e njerëzve do të shkojnë në plazh për pushime verore, apo jo? Gabim. Sipas të dhënave më të fundit të fluturimeve nga Mastercard, kryeqyteti i Japonisë, Tokio, është destinacioni i preferuar këtë vere.

Duke përdorur të dhëna nga Udhëzuesi Zyrtar i Linjave Ajrore, Mastercard analizoi ndryshimin në rezervimet e fluturimeve midis viteve 2019 dhe 2024, për të identifikuar vendet më të njohura për pushime verore.

Tokio ka parë rritjen më të madhe të kërkesës turistike, duke tejkaluar Bangkokun si qyteti më i vizituar në vitin 2024. Mendohet se popullariteti i tij është për shkak të zhvlerësimit të jenit, duke e bërë Japoninë shumë më të lirë për t’u vizituar sesa ka qenë më parë. Nuk është çudi, pra, që Osaka u rendit e dyta në listë.

Zakonisht, Tokio është një destinacion popullor pranveror, kur lulet e qershisë janë në lulëzim dhe temperaturat janë të ngrohta, por kryeqyteti japonez është mjaft i bukur edhe në muajt e verës.

Të shtunën e fundit të korrikut, Festivali i Fishekzjarrëve të Lumit Sumida do të mbushë qiellin e qytetit me një shfaqje spektakolare. Shumë vapë? Shkoni në Oshima, ishulli më i madh i Tokios për të notuar dhe për të bërë zhytje.

Pas Osakës, në vendin e tretë u rendit Parisi, tregues ky se udhëtarët po anojnë drejt pushimeve në qytet këtë vit.

Destinacionet më të mira verore në 2025:

1.Tokio
2.Osaka
3.Paris
4.Shanghai
5.Palma De Majorca
6.Seul
7.Pekin
8.Madrid
9.Rio de Janeiro
10.Singapore
11.Nha Trang
12.Reykjavik
13.Fukuoka
14.Hurgada
15.Sharm El-Sheikh./Monitor(https://monitor.al/destinacionet-me-te-mira-ne-bote-per-pushime-verore-ne-2025/)


Më të lexuarat