Secondary Adv

Legalizohen pallatet e Arabit, lista e 900 perfituesve

ALUIZNI i ka hapur udhë legalizimit të pallateve të kompanisë “HAWAI-ALB”, shpk, dikur në zotërim të egjiptianit Abdurrahman Metualli El Sayed. Në faqen e vet zyrtare, Agjencia e Legalizimeve bën me dije se ka përfunduar evidentimin e subjekteve që zotërojnë apartamente apo njësi tregtare në këto objekte, sipas vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave për legalizimin e tyre.

 

 

“Në zbatim të VKM-së nr. 439 datë 02.07.2014 ‘Për përcaktimin e procedurave të legalizimit të ndërtimeve pa leje, shtesave anësore apo në lartësi, të ndërtuara nga shoqëria ‘HAWAI – ALB. Sh.p.k’, drejtoritë e ALUIZNI-t Tirana 1 dhe Tirana 2 kanë përfunduar procesin e evidentimit të subjekteve që posedojnë apartamente apo njësi shërbimi në pallatet e ngritura nga shoqëria ‘HAWAI-ALB’.

Në vijim gjenden listat sipas evidentimit”, shkruan në njoftim Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Objekteve Informale. Në njoftim ALUIZNI thekson se janë të lutura subjektet e interesuara që për çdo paqartësi, apo plotësim informacioni të paraqiten pranë drejtorive të sipërpërmendura.

Publikohet lista emërore e subjekteve që posedojnë apartamente dhe ambjente me funksion social – ekonomik në ndërtimet pa leje dhe shtesat e ngritura nga shoqëria HAWAI–ALB në qarkun e Tiranës.

 

Klikoni për të parë listën e plotë të legalizimeve.

Lista 1

https://www.aluizni.gov.al/wp-content/uploads/2014/09/LISTA-1.pdf

Lista 2

https://www.aluizni.gov.al/wp-content/uploads/2014/09/LISTA-2.pdf


Më të lexuarat