Secondary Adv

Mbyllet përfundimisht numërimi i votave, 140 deputetët që do futen në Kuvend

Përfundon numërimi i votave të diasporës dhe zbulohen emrat e 140 deputetëve që do të formojnë Kuvendin e ri në shtator.

Përfundon numërimi i votave të diasporës për kandidatët për deputetë. Pas gati një jave numërim, procesi mbyllet dhe tashmë zbulohen edhe emrat e 140 deputetëve të rinj që do të formojnë Kuvendin në shtator. 

 

Partia Socialiste mori në rang vendi 83 mandate dhe kështu çon në Kuvend 46 deputetë nga lista e mbyllur dhe 37 deputetë nga lista e hapur. Nga 83 ligjvënësit, 34 janë deputete gra dhe 48 deputetë burra. Ndërkohë, PS vjen me një gjeneratë të re në Kuvend, ku 53 prej emrave zgjidhen deputetë për herë të parë, ndërsa 30 prej tyre kanë mbajtur më herët pozicionin e deputetit.

 

Ndërkohë, PD me aleatët që pësoi një humbje të thellë duke u tkurrur në 50 mandate, ku 43 deputetë janë zgjedhur nga lista e mbyllur dhe vetëm 7 nga lista e hapur. Në total, PD-ASHM ka 13 deputete gra dhe 37 deputetë burra. Vetëm 14 deputetë nga opozita futen për herë të parë në Kuvend, ndërsa 36 vendet e tjera i janë rezervuar besnikëve të Sali Berishës dhe aleatëve të tij që për hir të koalicionit, kryedemokrati u la 8 vende të sigurta në lista.

 

Edhe pse Kodi Zgjedhor parashikonte teorikisht 2/3 e listave të hapura, ashtu siç pritej, më shumë se 2/3 e ligjvënëse kanë hyrë nga listat e fiksuara nga kryetarët. 95 deputetët dalin nga listat e mbyllura dhe vetëm 45 nga vota parapëlqyese. Nga këta 37 janë të Partisë Socialiste, vetëm 7 të Partisë Demokratike dhe 1 mandat i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

 

Socialdemokratët kanë arritur të marrin 3 deputetë, duke rikthyer në parlament kryetarin e tyre, Tom Doshin. 2 mandate i siguroi “Mundësia” e Agron Shehajt i cili u largua nga radhët e PD-së duke krijuar partinë e tij si një demokrat i zhgënjyer. 1 mandat siguroi edhe Koalicioni i të rinjve “Nisma Shqipëria Bëhet”, dhe 1 mandat edhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit e cila garoi e vetme.

 

QARKU TIRANË

PS mori 19 mandate në qarkun e Tiranës, PD-ASHM 13 mandate, nga një mandat PSD e Tom Doshit, Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt dhe Lëvizja Bëhet e Arlind Qorit. Ndërsa Partia Mundësia e Agron Shehajt mori 2 mandate në kryeqytet. Mandati që fitoi në Tiranë Nisma Shqipëria Bëhet i shkon Ana Dajkos në listë të mbyllur, por me shumë gjasë do të djegë mandatin dhe i shkon më të votuarit në listë të hapur që është Adriatik Lapaj me 6436 vota.

 

Deputetët e PS në qarkun e Tiranës

 

12 në listë të mbyllur

 

1.Edi Rama (lista e mbyllur)

2.Ogerta Manastirliu (lista e mbyllur)

3.Elisa Spiropali (lista e mbyllur)

4.Lindita Nikolla (lista e mbyllur)

5.Taulant Balla (lista e mbyllur)

6.Adea Pirdeni (lista e mbyllur)

7.Albana Koçiu (lista e mbyllur)

8.Igli Hasani (lista e mbyllur)

9.Delina Ibrahimaj (lista e mbyllur)

10.Ilva Gjuzi (lista e mbyllur)

11.Iris Luarasi (lista e mbyllur)

12.Erion Malaj (lista e mbyllur)

13.Blendi Gonxhja 24788 vota

14.Erion Braçe 23850 vota

15.Ervin Hoxha 20144 vota

16.Fatmir Xhafaj 13667 vota

17.Ornaldo Rakipi 10419 vota

18.Anila Denaj 9254 vota

19.Olta Xhaçka  6281 vota

 

Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Tiranës

 

1.Sali Berisha (lista e mbyllur)

2.Flamur Noka (lista e mbyllur)

3.Albana Vokshi (lista e mbyllur)

4.Belind Këlliçi (lista e mbyllur)

5.Tedi Blushi (lista e mbyllur)

6.Jozefina Topalli (lista e mbyllur)

7.Fatmir Mediu (lista e mbyllur)

8.Edi Paloka (lista e mbyllur)

9.Erisa Xhixho (lista e mbyllur)

10.Mesila Doda (lista e mbyllur)

11.Klevis Balliu (lista e mbyllur)

12.Besart Xhaferi (lista e mbyllur)

13.Jorida Tabaku 20558 vota

 

Deputetët e partive të tjera

 

1.Agron Shehaj -Partia Mundësia (listë e mbyllur)

2.Erald Kapri – Partia Mundësia (listë e mbyllur)

3.Albana Pëllumbi-PSD (listë e mbyllur)

4.Redi Muçi -Lëvizja Bashkë (listë e mbyllur)

5.Ana Dajko- Nisma Shqipëria Bëhet

 

QARKU BERAT

Në Qarkun e Beratit PS mori 5 mandate, ndërsa PD-ASHM vetëm 2 mandate. Kështu, PS nxjerr 2 deputetë nga lista e mbyllur dhe 3 nga lista e hapur, ndërsa koalicioni i Berishës vetëm 2 deputetët e listës së mbyllur.

 

Deputetët e PS në qarkun e Beratit

 

1.Ervin Demo  (lista e mbyllur)

2.Enriketa Jaho (lista e mbyllur)

3.Hysen Buzali 9909 vota

4.Fadil Nasufi 8331 vota

5.Hatixhe Konomi 4467 vota

 

Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Beratit

 

1.Enno Bozdo (lista e mbyllur)

2.Zija Ismaili (lista e mbyllur)

 

QARKU DIBËR

Nga Qarku i Dibrës, PS nxjerr dy deputetë nga lista e mbyllur Blendi Klosin dhe Alma Selamin, ndërsa Agron Malaj fitoi në listë të hapur. PD-ASHM në këtë qark merr vetëm 2 deputetë nga lista e mbyllur.

 

Deputetët e PS në qarkun e Dibrës

 

1.Blendi Klosi (lista e mbyllur)

2.Alma Selami  (lista e mbyllur)

3.Agron Malaj 14744 vota

 

Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Dibrës

 

1.Xhelal Mziu (lista e mbyllur)

2.Denisa Vata (lista e mbyllur)

 

QARKU I DURRËSIT

Qarku u Durrësit u nda 8 mandate për PS dhe 6 për PD-ASHM.

 

Deputetët e PS në qarkun e Durrësit

 

1.Milva Ekonomi  (lista e mbyllur)

2.Loer Kume (lista e mbyllur)

3.Skënder Pashaj (lista e mbyllur)

4.Aurora Mara  (lista e mbyllur)

5.Arkend Balla – 20650 vota

6.Ani Dyrmishi – 13716 vota

7.Etleva Budini-  4910 vota

 

Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Durrësit

 

1.Oerd Bylykbashi (lista e mbyllur)

2.Artan Luku (lista e mbyllur)

3.Manjola Luku (lista e mbyllur)

4.Gent Strazimiri (lista e mbyllur)

5.Igli Cara  (lista e mbyllur)

6.Arjan Ndoja 9150 vota

 

QARKU I ELBASANIT

PS mori 10 mandate në qarkun e Elbasanit dhe nxjerr 5 deputetë nga lista e hapur dhe 5 nga lista e mbyllur. Ndërkohë, për PD-ASHM ngelin 4 deputetë në këtë qark dhe Berishës i digjet një kandidat nga lista e mbyllur Aurel Bylykbashi.

 

Deputetët e PS në qarkun e Elbasanit

 

1.Arbian Mazniku  (lista e mbyllur)

2.Bora Muzhaqi  (lista e mbyllur)

3.Ermal Elezi (lista e mbyllur)

4.Adi Qose (lista e mbyllur)

5.Evis Kushi (lista e mbyllur)

6.Sara Mila 19845 vota

7.Saimir Hasalla  10895 vota

8.Olsi Komici  10087 vota

9.Aulona Bylykbashi 9839 vota

10.Agron Gaxho 6452 vota

 

Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Elbasanit

 

1.Tomor Alizoti (lista e mbyllur)

2.Edmond Haxhinasto (lista e mbyllur)

3.Klodiana Çapja (lista e mbyllur)

4.Blendi Himçi (lista e mbyllur)

 

QARKU I FIERIT

Në qarkun e Fierit, PS mori fitore të thellë me 12 mandate, ndërkohë që PDH-ASHM mori vetëm 4 mandate dhe i digjet një prej kandidatëve të listës së mbyllur, Eduart Sharka.

 

Deputetët e PS në qarkun e Fierit

 

1.Belinda Balluku (lista e mbyllur)

2.Petrit Malaj  (lista e mbyllur)

3.Kidiuina Zaka  (lista e mbyllur)

4.Erjo Mile (lista e mbyllur)

5.Ana Nako (lista e mbyllur)

6.Ceno Klosi  19290 vota

7.Klevis Jahaj 15680 vota

8.Asfloral Haxhiu 13401 vota

9.Antoneta Dhima 8731 vota

10.Elton Korreshi 7243 vota

11.Zegjine Caushi  4793 vota

12.Ramion Kurti  4793 vota

 

Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Fierit

 

1.Gazment Bardhi (lista e mbyllur)

2.Luan Baçi  (lista e mbyllur)

3.Brunilda Haxhiu  (lista e mbyllur)

4.Saimir Korreshi   (lista e mbyllur)

 

QARKU I GJIROKASTRËS

Gjirokastra u nda 3 me 1 për Partinë Socialiste. PD-ASHM merr vetëm deputetin e listës së mbyllur, Tritan Shehu.

 

Deputetët e PS në qarkun e Gjirokastrës

 

1.Mirela Kumbaro   (lista e mbyllur)

2.Tërmet Peçi 11349 vota

3.Piro Dhima 8464 vota

 

Deputeti i PD-ASHM në qarkun e Gjirokastrës

 

1.Tritan Shehu (lista e mbyllur)

 

QARKU I KORÇËS

Në Qarkun e Korçës PS mori 6 mandate, ndërsa PD-ASHM 4 mandate.

 

Deputetët e PS në qarkun e Korçës

 

1.Niko Peleshi   (lista e mbyllur)

2.Romina Kuko   (lista e mbyllur)

3.Genti Lakollari   (lista e mbyllur)

4.Ilirjan Pendavinji  12607 vota

5.Bledi Çomo  11232 vota

6.Besa Spaho 7957 vota

 

Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Korçës

 

1.Ivi Kaso (lista e mbyllur)

2.Ledina Alolli (lista e mbyllur)

3.Bledjon Nallbati (lista e mbyllur)

4.Fidel Kreka 7009 vota

 

QARKU I KUKËSIT

Në qarkun e Kukësit PD-ASHM mori 2 mandate dhe PS vetëm 1 mandat.

 

Deputeti i PS në qarkun e Kukësit

 

1.Eduart Shalsi (lista e mbyllur)

 

Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Kukësit

 

1.Flamur Hoxhaj

2.Isuf Çelaj 8004 vota

 

QARKU I LEZHËS

Në qarkun e Lezhës PS mori 3 mandate, ndërsa PD-ASHM mori 4 mandate.

 

Deputetët e PS në qarkun e Lezhës

 

1.Ulsi Manja  (lista e mbyllur)

2.Ermal Pacaj  (lista e mbyllur)

3.Admir Kadeli  7586 vota

 

Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Lezhës

 

1.Agron Gjekmarkaj  (lista e mbyllur)

2.Elda Hoti  (lista e mbyllur)

3.Gjin Gjoni 10285 vota

4.Kastriot Piroli 6412 vota

 

QARKU I SHKODRËS

Rezultati në Shkodër u nda 5 mandate për PD-ASHM dhe 4 mandate për PS, e cila nxjerr deputetë vetëm nga lista e sigurt.

 

Deputetët e PS në qarkun e Shkodrës

 

1.Marjana Koçeku (lista e mbyllur)

2.Onid Bejleri (lista e mbyllur)

3.Xhenis Cela  (lista e mbyllur)

4.Bujar Rexha (lista e mbyllur)

 

Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Shkodrës

 

1.Luçiano Boçi (lista e mbyllur)

2.Kliti Hoti (lista e mbyllur)

3.Greta Bardeli (lista e mbyllur)

4.Ramadan Likaj (lista e mbyllur)

5.Bardh Spahia 11119 vota

 

Deputetët e PSD në qarkun e Shkodrës

 

1.Tom Doshi

2.Sabina Jorgo

 

QARKU I VLORËS

Rezultati në Vlorë u nda 9 me 3 për Partinë Socialiste. Në këtë qark, Berisha humb edhe një deputet nga lista e sigurt, Atird Hoxha.

 

Deputetët e PS në qarkun e Vlorës:

 

1.Bledar Çuçi (lista e mbyllur)

2.Zamira Sinaj (lista e mbyllur)

3.Erjona Ismaili (lista e mbyllur)

4.Pirro Vengu (lista e mbyllur)

5.Damian Gjiknuri 12408 vota

6.Vullnet Sinaj 10941 vota

7.Ardit Bido 9212 vota

8.Brunilda Mersini 5538 vota

9.Vasil Llajo 6203 vota

 

Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Vlorës

 

1.Bujar Leskaj  (lista e mbyllur)

2.Vangjel Dule (lista e mbyllur)

3.Ina Zhupa (lista e mbyllur)

 

Partitë e reja përfaqësohen me vetëm 4 mandate, ndërsa mbetet për tu parë nëse mes tyre do të ketë bashkëpunim në parlament./ekofin


Më të lexuarat