Secondary Adv

BQE: Përshkallëzimi i tensioneve tregtare globale rrezikon stabilitetin financiar

BQE paralajmëron se tensionet globale të tarifave po bëhen shqetësim serioz për stabilitetin financiar dhe ekonominë botërore.

Banka Qendrore Europiane paralajmëroi se përshkallëzimi i tensioneve globale të tarifave është shfaqur si një “shqetësim i rëndësishëm” për stabilitetin financiar dhe ekonominë globale.

 

“Autoritetet politike duhet të identifikojnë rreziqet, që rrjedhin nga tensionet tregtare, t’i monitorojnë ato dhe të vlerësojnë ndikimin e tyre të mundshëm në stabilitetin financiar”, shkruan gjashtë ekonomistë, ndërkohë që pritet një raport gjithëpërfshirës risku.

 

Lufta tregtare e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka shqetësuar tregjet, me investitorët që po nxitojnë të largohen nga dollari amerikan, pasi monedha ka rënë kundrejt çdo valute tjetër kryesore.

 

BQE rekomandoi, që “institucionet financiare duhet të ndërmarrin gjithashtu një numër hapash proaktivë, për t’u përballur me rreziqet që rrjedhin nga tensionet tregtare”.

 

Raporti – i përgatitur nga ekonomistët Pauline Avril, Paul Bochmann, Stephan Fahr, Aoife Horan, Cosimo Pancaro dhe Riccardo Pizzeghello – i bën jehonë komenteve të Zëvendëspresidentit të BQE-së, Luis de Guindos, i cili javën e kaluar paralajmëroi se trazirat e fundit mbi tarifat mund të përmbysin sistemin financiar të rajonit./Monitor(https://monitor.al/bqe-pershkallezimi-i-tensioneve-tregtare-globale-rrezikon-stabilitetin-financiar/)


Më të lexuarat