Secondary Adv

Turizmi natyror, FSHZH tender për përmirësimin e infrastrukturës në Karavasta

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit për zhvillimin e Lagunës së Karavastasë, me fond limit 85 milionë e 192 mijë lekë.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit, për ndërhyrje infrastrukturore me synim përmirësimin e aksesit turistik dhe zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit natyror në Lagunën e Karavastasë.

 

Projekti, i cili ka një fond limit 85 milionë e 192 mijë lekë, parashikon ndërhyrje të shumta për krijimin e kushteve për vizitorët.

 

Referuar dokumentit, do të ndërtohet dhe sistemimohet mbrojtja e argjinaturës lindore të Lagunës së Karavastasë prej Erozionit, faza III. Gjithashtu, do të mbrohet argjinatura nga erozioni i shkaktuar nga veprimi i dallgës dhe baticës, si dhe nga erozioni që shkaktojnë rrebeshët e shiut.

 

Në planin e ndërhyrjes parashikohen shtigje për këmbësoret rrugë për biçikleta; krijimi i vendpushimeve, si dhe pikave të dedikuara turistike. Më tej në dokument theksohet, se në këtë argjinaturë do të ndërtohen 8 ura druri dhe 3 pika vrojtimi e pushimi mbi argjinaturë.

 

Laguna e Karavastasë është shpallur një zonë e smeraldë sipas Konventës së Bernës në 2008.

 

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta vitet e fundit është kthyer në një destinacion të turizmit të vrojtimit të shpendëve dhe jo vetëm, pasi radhitet në lagunat me rëndësi të madhe si zonë e rëndësishme për llojet shtegtare dhe si habitat i mbi 20,000 shpendëve dimërues.

 

Ky investim pritet të rrisë potencialin turistik të zonës. /Scan


Më të lexuarat