Secondary Adv

Rekord transaksionesh në euro, BSH: 1.8 mln euro pagesa në janar-prill 2025

Qarkullimi i monedhës europiane ka shënuar rekord në ekonominë shqiptare.

Sipas Bankës së Shqipërisë rezulton se gjatë periudhës janar-prill në total janë realizuar 114.298  mijë transaksione.

 

Edhe në vlerë transaksionet në euro janë rritur ndjeshëm. Të dhënat tregojnë se në total transaksionet në vlerë për këtë periudhë arrijnë në 1.8 miliardë euro.

 

Nga të dhënat e Bankës Qendrore konfirmohet se prilli ka pasur nivelin më të lartë të transaksioneve në numër edhe në vlerë çka lidhet edhe me numrin e lartët të turistëve që kanë ardhur në Shqipëri gjatë pranverës.

 

Këto të dhëna konfirmojnë edhe faktin e sasisë së lartë të eurove që qarkulluan në ekonominë shqiptare duke bërë që euro të qëndrojë nën nivelin prej 100 lekësh.

 

Rritja e numrit të transaksioneve në euro është një tregues pozitiv në formalizimin e ekonomisë. Zyrtarisht shtimi i fluksit të euros lidhet me fluksin turistik, remitancat por edhe investimet sidomos në blerjen e pasurive të paluajtshme.

 

Pavarësisht se Banka e Shqipërisë ka rritur rezervën valutore duket se kjo nuk ka dhënë efekte në kursin e këmbimit. Për këtë vit banka qendrore parashikon të tërheqë nga tregu rreth 350 milionë euro për efekt të rezervës valutore por edhe për të stabilizuar kursin e këmbimit.

 

Rikujtojmë se viti 2024 u mbyll me rekord të transaksioneve në euro duke kapur vlerën 5.2 miliardë euro./abcnews.al


Më të lexuarat