Secondary Adv

Balluku: Nisin punimet për ndërtimin e rrugës së re për hyrjen në qytetin e Shkodrës

Pas procedurave tenderuese dhe lidhjes së kontratës ka nisur puna për ndërtimin e rrugës së re për hyrjen në qytetin e Shkodrës.

Sipas afateve kontraktuale punimet pritet të përfundojnë pas një viti, por ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e vuri theksin te nevoja për mbylljen e tyre më herët.

 

“Shpresojmë që mos të jetë qershori siç është afati kontraktual momenti i dorëzimit të kësaj vepre, por të jetë shumë më përpara. Inxhinieri tha që do të jetë fundi i këtij viti, unë po them që edhe në qoftë se është pranvera që është sërish para afatit kontraktual, do të jetë shumë mirë, pasi në verë në zonën e Shkodrës, pra hyrja e Shkodrës është një zonë që afektohet shumë edhe nga trafiku i turistëve të cilët vijnë nga Mali i Zi në Shqipëri apo edhe anasjelltas”, - tha Balluku.

 

Ndërkaq, kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar bëri me dije detajet e projektit, që përfshin ndërtimin e aksit kthesa e Bërdicës - Ura e Bahçallëkut.

 

“Ky projekt konsiston në zgjerimin e një rruge me gjatës 1600 m dhe me dublimin e urës ekzistuese të Bahçallëkut, e cila ka një gajtësi prej 180 m linear. Ka 2 korsi kalimi. Ndërkohë që, në pjesën e rrugës ekzistuese do të kthehet në një rrugë interurbane, por me elemente urbane siç janë trotuaret dhe ndriçmi, duke qenë se kjo zonë hyrëse e qytetit të Shkodrës është e banuar mund të themi.

 

Ka 2 korsi kalimi në çdo anë. Pjesën e gjelbërimit në mes me gjerësi 1.8 m. Gjithashtu, pjesën e trotuarit me një gjerësi minimale 1.7 m, në vendet ku ka hapësirë deri në 2.5”, - tha Gjyli.

 

Konsorciumi i kompanive fituese që po kryen punimet u shpall në nëntor të vitit të kaluar, me një ofertë prej 8.4 mln euro, pa TVSH. Në atë kohë u specifikua se ura ekzistuese parashikohet të ruhet dhe do të jetë funksionale edhe me dublimin e saj me një urë paralele.

 

Kjo urë do të akomodojë trafikun që lëviz në drejtimin e Tiranës, ndërsa ura ekzistuese do të shërbejë vetëm për trafikun që lëviz në drejtimin e Shkodrës. /Scan


Më të lexuarat