Secondary Adv

Programi IADSA, 4.6 mln euro per 12 projektet fituese

12 projekte siguruan të martën financimin në kuadër të Programit të Konvertimit të Borxhit për Zhvillim – IADSA (sipas marrëveshjes me qeverinë italiane).Interesat e borxhit të dhënë nga qeveria italiane do të shkojnë për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm me impakt të madh social.

 

Në Ministrinë e Financave u zhvillua ceremonia e shpalljes së fituesve të projekteve të financuara nga programi i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim, me vlerë 20 milionë euro. Kjo është mbyllja e thirrjes së dytë, ku janë përzgjedhur 12 projekte me vlerë 4.6 milion euro. Ndërsa, zëvëndëskryeministri Niko Peleshi, vlerësoi se këto projekte po nxitin bashkepunimin  e të gjitha niveleve të pushtetit dhe shoqërisë civile. Ambasadori i Italisë në Tiranë, Masimo Gaiani, u shpreh se  ky program tregon më së miri  dhe bashkëpunimin mes dy vendeve tona.

 

 

Nga këto fonde gjatë thirrjes së parë kanë përfituar 13 projekte me vlerë 4.5 milion euro. Marrëveshja për konvertimin e këtij borxhi në fond zhvillimi u nënshkrua tre vjet  më parë, ndërkohë që për zbatimin e tij është ngritur një komitet dypalësh. Afati kohor i këtij projekti është parashikuar 5 vjet.

 

Projektet e përzgjedhura

Projektet e përzgjedhura si fitues mbulojnë të gjitha fushat prioritare të kësaj thirrje për propozim dhe shpërndarja e tyre gjeografike mbulon pothuajse të gjithë territorin e vendit. Ato njëkohesisht janë projekte me rezultate të matshme dhe konkrete, që do të kenë një ndikim mjaft pozitiv tek përfituesit përkates. Aplikantët fitues janë 5 nga pushteti qëndror dhe 7 nga pushteti vendor, gjë që tregon për rritjen e nivelit të kapaciteteve dhe shkallës së përgjegjesisë së tyre.3

 

Projektet fokusohen në sektorin e edukimit, shëndetësisë, zhvillimit agroturistik dhe mbështetjen e personave me aftësi të kufizuar.

Nga 12 projektet e përzgjedhura për t’u financuar, 4 janë projekte në nivel kombëtar, 3 projekte janë në veri të vendit, 3 projekte janë në jug-lindje, dhe 2 projekte janë në jug –perendim.

Ky është viti i dytë e shpalljes së projekteve në kuadër të programit IADSA, me vlerë rreth 20 milionë euro. Në vitin e parë u shpallën fitues 13 projekte me vlerë, rreth 4.5 milionë euro. Brenda këtij viti do të bëhet thirrja e 3-të e


Më të lexuarat